Pavarësisht se dikur kanë qenë të ngushtë, marrëdhëniet e tyre u ftohën deri sa një ditë nuk folën më. Por në lidhje me këtë miqësi të shkëputur deri më tani kishte folur vetëm Julian Deda, ndërsa Genti  kishte vendosur të heshtë. Mirëpo së fundmi Gentian Zenelaj ka qenë i ftuar në emisionin “Thumb” ku dhe ka rrëfyer arsyet e sherrit të tij me Julian Dedën dhe largimin jo të mirë nga 2XL.

Me Julin është hatërmbetje, të mërzit më shumë një njëri që e ke dashur shumë fort sesa një njëri që s’është askush në jetën tënde. Le të ngelemi miq, këtë kam thënë kur kam ikur nga televizioni dhe m’u tha atëherë ‘o me ne o me ata’, unë shkova me ata, pastaj këta erdhën me këta.

Aktori Gentian Zenelaj

Ndër të tjera ai zbuloi edhe se çfarë i thanë kur iku përfundimisht nga 2XL për të filluar emisionin e ri me Saimir Kodrën.

Kur ika unë nga aty doli një urdhër i brendshëm që kush i flet Gentian Zenelajt pushohet nga puna.

Aktori Gentian Zenelaj