POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Dita botërore e Ndihmës së Shpejtë, Fatos Xhengu në Report Tv: Shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen

Me rastin e ditës botërore së Ndihmës së Shpejtë, koordinatori pranë Kryqit të Kuq Shqiptar, Fatos Xhengu në një lidhje direkte për Report Tv, ka folur mbi rëndësinë që ka dhënia e ndihmës së parë.

Xhengu ka theksuar se shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen dhe të mësojnë sesi të japin ndihmën e parë. Sipas koordinatorit të Kryqit të Kuq Shqiptar, ka një ndryshim gjatë viteve të fundit, por ende ka shumë punë për të bërë në këtë drejtim.

Duhet të ndihmojmë dikë kur thërret për ndihmë. T’i ndërgjegjësojmë të gjithë për rëndësinë që ka ndihma e parë. Çdo vit ka një temë të caktuar, por statistikat botërore flasin për ulje të numrit, por në Shqipëri është më e lartë. Jemi të gjithë që na duhet të dimë për këtë gjë. Njerëzit duhet të dinë si të veprojnë. Njohuritë e ndihmës së parë jepen prej vitesh nga kryqi i kuq shqiptar,njësoj si qendra globale e ndihmës së shpejtë. Ka dy element, të dimë njohuritë dhe të dimë si të japim njohuritë. Në këtë dilemë të aksesojmë si jepet ndihma e parë. Kryqi i kuq ka 20 vite që bën trajnime dhe leksione. Kemi 400 vullnetarë që merren me këtë gjë. Tek vullnetarët dhe tek strukturat tona, por edhe insitucionet kanë nisur të mësojnë të japin ndihmën e parë, janë ndërgjegjësuar për kategori të caktuara njerëzish. Ka patur raste që në rrethana të ndryshme të jenë ndodhur në këto situate dhe kanë dhënë ndihmën e parë.

Fatos Xhengu, koordinator i Ndihmës së shpejtë

 

f.g./b.ha.
Komento