Zbardhen përgjimet si polici dhe avokati mashtronin qytetarët për gjyqet: 'Do të sjell 150 €, 100 më vonë'
Zbardhen një pjesë e përgjimeve si u zbulua polici Haki Dyli dhe Avokati Devis Qana, të cilët u premtonin qytetarëve zgjidhjen e cështjeve gjyqësore kundrejt 2000 euro. Polici u zbulua pas fotografimeve dhe përgjimeve sekrete.
Zbardhen përgjigjimet që zbuluan policin Haki Dyli dhe avokatin Devis Qana, të cilët dyshohet se u merrnin qytetarëve deri në 2000 euro, me premtimin se do ndikonin tek gjyqtarët dhe prokurorët për çështje të ndryshme. Në datën 2 mars 2018 polici Haki Dyli, i cili shërbente pranë Gjykatës së Durrësit, ka biseduar në celular me një person, ku i thotë “thuaj babit do ta sjell atë 150-ce dhe do t'ja vonoj një cik atë qindshen”.
Këto para dyshohet se Haki Dyli ia kishte marrë një personi në hetimin me premtimin se do ndikonte tek gjyqtari, por që më pas i ka rikthyer. Gjithashtu në përgjime e fshehta fotografike dhe me video rezulton se polici Haki Dyli u ka marrë disa herë para qytetarëve në procese gjyqësore. 60-vjeçari ua kërkonte vetë lekët qytetarëve dhe u thoshte se ai ishte vetëm ndërmjetësuesi me gjyqtarët dhe prokurorët.
Të njëjtin rol dyshohet se ka pasur edhe avokati Devis Qana, që gjithashtu është arrestuar. Të dy u ndaluan nga Policia e Tiranës me urdhër të Prokurorisë. Pas arrestimit të policit dhe avokatit ka reaguar edhe Gjykata e Durrësit. Kjo gjykatë sqaron se arrestimi i policit është bërë pas kallzimit të kryetares së Gjykatës, Joana Qeleshi.
“Kallëzimi është bërë pas dyshimeve se punonjësi Haki Dyli merrte para në emër të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pa dijeninë e tyre, duke ju premtuar dhe mashtruar qytetarë mbi zgjidhjen në favor të tyre të çështjeve gjyqësore”, - thotë Gjykata e Durrësit.
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.7%
-
Jo
26.3%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 4085
Lajme të tjera
-
'Ne pastrojmë, ata bëjnë pis!' Ndoten kanalet kulluese, bashkia Durrës: Hedhin plehra nga dritarja!
25 Prill, 14:07
-
Amnistia penale, 15 të dënuar dhe të paraburgosur lirohen sot nga burgu i Fushë-Krujës
24 Prill, 10:36
-
‘Çipuri’, ish anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë vetëm pak ditë në qeli! Detajet si u lirua nga paraburgimi
23 Prill, 15:26
-
Pesë vite në pritje të rindërtimit, një grup banorësh në Durrës kërcënojnë me greve urie: S'kemi përgjigje për riforcimin e pallatit
23 Prill, 15:22
-
Durrës, Meta me delegatët e Konventës: Dëgjoj që Ilir Meta është bërë diktator! E thonë ata që nuk marrin as 20 like
22 Prill, 20:01
-
Durrës/ Rrëmbeu nipin 3-vjeçar, lihet e lirë gjyshja Bahrije Gjuni: E bëra nga dashuria, pas vdekjes së djalit doja ta rrisja vetë nipin
22 Prill, 15:40
-
Durrës/ Po trafikonte një automatik drejt Italisë, në pranga 66-vjeçari italian! Armën e kishte fshehur poshtë dyshekut në një rulot
22 Prill, 11:34
-
VIDEO/ Rrugëtim nëpërmjet teknologjisë në thesaret e Kullës Veneciane në Durrës
22 Prill, 10:04
-
VIDEO/ Mjegulla e dendur ‘mbulon’ aksin Thumanë-Vorë! Rinasi probleme me uljen e avionëve, shtyhen disa fluturime! Situata i kthehet normalitetit
22 Prill, 08:13
-
Durrës, u mbyt në det teksa peshkonte para 2 muajsh, gjendet në brigjet e Kroacisë trupi i Aurel Ndonit
20 Prill, 15:22
-
Durrës, i dënuar në Itali për trafik droge, arrestohet 59-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)
20 Prill, 14:38
-
Merr fund historia e rrëmbimit në Durrës, 3-vjeçari i dorëzohet nënës! Gjyshja vihet në pranga: Nipin donim që ta rrisnim vetë
20 Prill, 13:24