Dritan Leli promovon Vlorën në Kosovë: Ka të gjitha potencialet për turizëm elitar

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, ka promovuar qytetin bregdetar shqiptar në Kosovë. Kryebashkiaku Leli ka zhvilluar një takim me homologun e tij të Prishtinës, Shpend Ahmetin, me të cilin ka deklaruar se Vlora i ka të gjitha potencialet për një turizëm elitar, ndërsa e ftoi atë të vizitojë Vlorën dhe të nisin bashkëpunim dy palësh.

Nga ana e tij, Ahmeti i premtoi Lelit se do të jetë në Vlorë shumë shpejt dhe i garantoi se do të bëhet promovues i turizmit në Vlorë. Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, zhvilloi edhe një takim me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Bajram Hasani. Leli tha se ka gjetur një partneritet në fushën e turizmit me ministrin Hasani. Sipas tij, industria, tregtia, biznesi dhe turizmi janë të gjitha të lidhura, dhe duke njohur traditën shqiptare edhe urat e bashkëpunimit dhe komunikimit bëhen më të forta.

Kryebashkiaku Leli tha se do të vendoset edhe busti i Hasan Prishtinës në Vlorë. Leli zhvilloi një vizitë edhe në kompaninë më të madhe të Kosovës, Eurokoha”. Në bisedën me pronarin e kësaj kompanie Remzi Ejupin, Leli kërkoi promovimin e turizmit të Vlorës në Kosovë. 

Ministri Hasani tha se me kryebashkiakun e Vlorës kanë biseduar për turizmin dhe çështje me interes për të dyja vendet, duke theksuar se bregdeti shqiptar është destinacioni i kosovarëve për pushime. Kryebashkiaku Leli zhvilloi një vizitë edhe në shtëpinë e Adem Jasharit të kthyer në muze, ndërsa vendosi edhe një kurorë me lule në varrin ku prehet heroi legjendar. Gjatë kësaj vizite, Leli zhvilloi një takim dhe me ambasadorin shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozin. Kryebashkiaku Leli e mbylli vizitën e tij në Kosovë, me një intervistë në Radio Televizionin Publik të Kosovës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Thomas Brdaric thotë fjalët e parë pas rikthimit te Vllaznia: Të 'marrim hak' kundër Egnatias, kopjojmë Leverkusenin

Thomas Brdaric thotë fjalët e parë pas rikthimit te Vllaznia: Të 'marrim hak' kundër Egnatias, kopjojmë Leverkusenin