Dëshmitari 'X'/Albert Veliu ishte ekstraduar më 2013-n nga Italia për trafikim automjetesh

Albert Veliu, "dëshmitari X" i PD i cili denoncoi Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm se trafikon lëndë narotike, rezulton se ka qenë i dënuar në vitin 2008 nga Gjykata e Vlorës me tre vite burg për trafikim automjetesh nga Italia.

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, më datën 14.08.2013 ka kryer ekstradimin nga Roma/Itali drejt vendit tonë të Albert Eqerem Veliut, asokohe vjeç 46, lindur në Vlorë. Aliu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr. 143, datë 05.05.2008, e ka dënuar me 3 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të trafikimit të mjeteve motorike, parashikuar nga neni 141/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 19.01.2006 policia rrugore ka bllokuar mjetin tip 'Volskwagen Golf', me targa JD15805. Pas hetimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi Albert Veliu, duke falsifikuar lejen e qarkullimit të automjetit të mësipërm, e ka futur atë në Shqipëri dhe ia ka shitur shtetasit Erion H.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, ky shtetas është arrestuar në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.


Lajmi kryesor:

'Dëshmitari X' i PD: Agronin e vura në provë për një rrugë droge (Videodëshmia e plotë)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet