DURRËS-Një biznesmen transporti mallrash është grabitur mbrëmjen e sotme në Shkozet. Ai është Elton Kelmendi. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tij pranë Gjykatës së Apelit rreth orës 20:30. Report Tv sjell pamjet e banesës së biznesmenit që u grabit. Sipas të dhënave të siguruara nga gazetari i Report Tv në qytetin bregdetar, Artur Korriku, autorët kanë qenë tre, të maskuar, të armatosur dhe të veshur me uniforma të ngjashme me ato të policisë.
Ata kanë vëzhguar biznesmenin dhe në momentin që ky i fundit bashkë me djalin po futeshin në banesë u kanë bërë pritë. Autorët kanë lidhur biznesmenin Kelmendi dhe gruan e tij, ndërsa kanë kërcënuar djalin për të treguar shumën e parave që kishin në banesë.
Elton Kelmendi, biznesmeni që u grabit në Durrës
Policia njofton se shuma e grabitur është 10800 mijë euro. Më pas autorët, në momentin e largimit kanë marrë edhe djalin e Kelmendit duke e rrëmbyer, në mënyrë që biznesmeni të mos njoftonte policinë, por e kanë liruar në ikje disa km larg nga banesa. Pas lirimit nga autorët, djali ka shkuar në komisariatin e Policisë duke bërë denoncimin për grabitjen. Autorët duket se ishin të mirëinformuar se biznesmeni kishte shumën e parave në banesë.
Shtëpia ku u grabit biznesmeni në Durrës
Ndërkohë që rreth një muaj më parë, në zonën e Shkozetit, po tre persona të armatosur dhe të maskuar grabitën rreth 7.5 milionë lekë të reja nga një makinë e cila po transportonte paratë e Drejtorisë së Patentave (lexo këtu). Pa u zbardhur ngjarja e një muaji më parë, mbrëmjen e sotme u krye një tjetër grabitje, ndërsa nga autorët nuk ka asnjë gjurmë.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
64.2%
-
Të gabuar
24.1%
-
Nuk kam mendim
11.7%
Vota total: 3866
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Po shkëmbenin 1,1 kg kokainë, arrestohen 4 shqiptarët pranë stacionit të trenit! Tentuan të hidhnin drogën në rrugë dhe të arratiseshin
17 Janar, 20:03
-
Rusia dhe Irani nënshkruajnë marrëveshje të gjerë partneriteti
17 Janar, 19:58
-
Temperaturat e ulëta, Trump do ta bëjë betimin brenda Kapitolit
17 Janar, 19:54
-
Berat/ Aksident i rëndë në Moravë, makina godet për vdekje këmbësoren 30-vjeçare, shpëton për mrekulli fëmija i saj 2-vjeçar!
17 Janar, 19:43
-
Itali/ Trafikanti shqiptar me ‘ide gjeniale’, e fsheh kokainën në zilen e biçikletës! Nisi të dridhej prej nervozizmit dhe frikës kur iu afruan policët
17 Janar, 19:37
-
Armëpushimi Izrael-Hamas, ish-diplomati: Mendoj se Trump ka rol, ka mik Netanyahu ashtu dhe Erdoganin! Eksperti: Gaza duhet të rehabilitohet
17 Janar, 19:31
-
Ardhja e Trump dhe ndikimi në Ballkan/ Ish-diplomati: Takimi me Putin do ripërcaktojë gjeo-politikën në Europë! Eksperti: Politika amerikane nuk ndryshon
17 Janar, 19:15
-
Gjirokastër/ Zjarr në një banesë, shkak dyshohet masa elektrike në aspiratorin e kuzhinës!
17 Janar, 19:13
-
Prekëse, qeni endacak çon këlyshin e saj të sëmurë të klinika veterinare (VIDEO)
17 Janar, 19:04
-
21 Janari/ Mbesa e Ziver Veizit: Disponohen prova dhe fakte të rëndësishme! E indinjuar me zvarritjen dhe pse hetimet nuk drejtohen te urdhëruesit
17 Janar, 18:53
-
Afera Partizani/ Kërkoi shfuqizimin e arrestit në shtëpi, Kushtetuesja rrëzon sërish Berishën: Pretendime të pabazuara! Kuvendi s’shkeli ligjin me dhënien e autorizimit
17 Janar, 18:40
-
Pogradec/ RENEA i kontrolloi sot banesën, reagon familja e Erjon Llapushit: S'u gjet asnjë objekt i paligjshëm! S'kemi lidhje me të arrestuarit gjatë operacionit
17 Janar, 18:37