POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Dy ditë para se sillte djalin në jetë, Ajola Xoxa kujton momentet e ëmbla të shtatzënisë (Foto)

Bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj, Ajola Xoxa

Ajola Xoxa është bërë nostalgjike dhe ka kujtuar ditët e fundit të pritjes së ëmbël. Bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj ka publikuar një foto në Instagram ku shihet dy ditë para se të sillte në jetë djalin e saj, Kajan.

Foto e publikuar nga Ajola Xoxa në Instagram 

“4 tetor 2018,”- shkruan Xoxa krahas fotos. E veshur me një fustan ngjyrë blu pastel, bukuroshja Ajola shihet mjaft e qeshur teksa ka vendosur dy duart mbi barkun e saj të rrumbullakosur.

Më datë 6 tetor mori fund pritja e ëmbël për dyshen e njohur Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj dhe erdhi në jetë djali i tyre i parë, të cilin e pagëzuan me emrin Kajan.

 

fl.mi.
Komento