Vrasja e Fatbardh Licit/ Flet i vëllai: Shteti po bashkëpunon me bandat, jemi të ngujuar!

SHKODËR-Vëllai i Fatbardh Licit, Mustafa Lici, në një deklaratë për mediat ka denoncuar se shteti po bashkëpunon me bandat kriminale. Lici ka thënë se po manipulohen provat e çdo vrasjeje. Lici ka thënë se prej ditës kur në Shkodër iu vra i vëllai, ata janë të ngujuar nga shteti e jo nga bandat. Lici ka thënë që pas vrasjes së biznesmenit Arjan Ferracaku, djali i tij, është shoqëruar në polici. 

Pjesë nga deklarata e Licit:

Të nderuar qytetar. Unë jam Mustafa Lici. Sot ky qytet po vuan një diktaturë që s’është parë që në 46. Çdo vrasje është pa autor. Vrasjet në Shkodër janë kryer nga policia në bashkëpunim me bandat. Sa të jetë kjo polici s’do ketë asnjë zbardhje. Policia është në mbështetje të bandave. Bandat dhunojnë zgjedhjet, terrorizojnë familje. Shpreh ngushëllime për familjen. Rasti i fundit, i vrasjes Ferracaku, kanë marrë dy fëmijë. 16-vjeçari është djali im. Kjo familje është bërë poligon qitjeje nga diktatura e kësaj qeverie. I bëj thirrje Ambasadave, i bëj thirrje qytetarëve, opozitës, të ndalojnë këtë shkelje të ligjit. Mua më vranë vëllain, jemi të ngujuar, shikoni gardhet se s’lëvizim dot as pragun e derës. Ky shtet po ushtron trysni ndaj familjes sonë. Kam qenë shumë më i qetë në internim. Kam rezistencë të jetoj në familjen time, në shtëpinë time. Shkeljet ligjore i bëjnë nën pagesat e bandave, bandat kanë vënë aq shumë para, sa blejnë çdo zëvendës shefi, çdo punonëjs policie. Më vjen keq për qytetarët e Shkodrës se janë nën presion. Deri dje, ushtronim aktivitetin tonë normal. Kemi 3 javë pas vrasjes që jemi të ngujuar. S’na kanë ngujuar bandat por shteti. Shteti sillet këtu me fugon 2-3 orë. Këtu po veprohet në kundërshtim me ligjin, po cënohen të drejtat e një familjeje. Çdo fishek që hidhet në Shkodër pa vrasje e pa asnjë, rrethohet familja, dhe i marrin në komisariat, sa të gjejnë. Do t’i drejtohemi Strasburgut. Por ta dinë mirë se as shteti as bandat se trembin dot familjen Lici! Jemi shumë të qetë, qëndrojmë këtu se e kuptojmë që ky shtet ka vendosur të luftojë me familjen Lici!

Mustafa Lici, vëllai i Fatbardh Licit

Shtëpia ku është ngujuar familja Lici

Fatbardh Lici u ekzekutua në Shkodër më 10 gusht 2018. 53-vjeçari u ekzekutua teksa po pinte një kafe në një lokal në lagjen Kiras. Lici njihet edhe si kunati i Lulzim Kullës, i njohur si i”forti i Shkodrës. Deklarata e vëllait të tij, vjen 24 orë pasi Shkodra u trondit nga një tjetër vrasje, ku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi, biznesmeni Arjan Ferracaku.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Perashi: 18/09/2018 09:39

    Bravoooooooo!!! Kur te kryeni pune mos harroni edhe at mice qe i kaloj ktij pas shpinde me ja vra.

    Përgjigju
  • Shkodra: 04/09/2018 18:22

    Me bahet qefi si e provut ca den me than pabesia. U shushi tan sa jeni he rrac e keqe. Ordinera

    Përgjigju
  • XXX: 03/09/2018 19:32

    Ja rrusha bolet bandave (se s po i jap emer) qe i ka dal pun me ju o t pa bes . pse si bjen shkurt o Tat e kerkon mshir???

    Përgjigju
  • fier.fier: 03/09/2018 06:56

    o tat lici o burri fort me miqt qe ke ne fier i ve zjarin tan shkodres jo dobracit

    Përgjigju
  • Youngtribune: 03/09/2018 00:33

    Leni komentet personale po pyetja ime eshte . Kush mban pergjegjesi per terrorin qe percjellin vrasjet? Ngushellime familjeve dhe femijeve jetim te prekura nga keto krime mafioze.

    Përgjigju
  • Aldo: 02/09/2018 23:14

    Gjynah per njata pemê qe spo marrin rreze dielli,se per ju tan dihet fundi...mundesh me cu llamarinat edhe 20m ma nelt por kur e ke te shkrume ka kry aja pune..

    Përgjigju
  • Rozafa: 02/09/2018 22:54

    He tat ku e ke pushken o burr.

    Përgjigju
    • XXX: 03/09/2018 19:33

      I ka met e vjerrun kyt rradh

  • Marsel Spiuni: 02/09/2018 22:48

    Nuk e di ku ndodhet qysh se ka ik Bardhi ai Marsel Kulla spiuni. A thu do e permend ma emrin e Bardh Licit a thu do ja besoj ma shefat kollaret dhe informacionet qe ju ka bere njerezve hallexhinj. Tani qe asht fshe ne strofullen e miut a mos call ka ndonje borxh tek Bajret se duhet ti ken ngel spiunit informacioni ne mes. Ahhahahah

    Përgjigju
  • Shkodrani: 02/09/2018 21:22

    O Tat Lici po flet si me u pa cu prej vorrit Astrit Kurmema. Hahhahah

    Përgjigju
    • Hhahahahah: 03/09/2018 00:25

      Hahahahahahahahaahahahahah sa kam qesh , kojshija kojshijaperball jam mor tat

    • Kirasi: 02/09/2018 23:12

      Ehhh gjynahet e astritit kan me la per ate vrasje te pabes qe I banen. Astriti i vetmi trim qe ka pas nej her shkodra, para tij u falshin tan . Vetem ne ate menyr te pabes qe e vrau bardhi mund tu vrite ai njeri

    • Per ty shkodran: 02/09/2018 22:47

      I banen llogarinat gabim kta kur e vranen Astritin.

  • Hahaha: 02/09/2018 20:10

    Po ik o tat se je qesharak. Ju meritoni plumin me koh per ato vrasje e vjedhje e tana te zezat qe keni ba . Ai djali jot akuzohet per disa vrasje me pages edhe e din tan shkodra . Po tesh q me krujtet me bajret keni marr fund

    Përgjigju
    • Hahahah2: 02/09/2018 21:54

      Masanej ata vrasjet me pagese qe tha ky parafolsi , vllai jot sokoli i ka urdhnu mor mustafa , ju aq karakter e seder keni sa edhe armet ndore kunder njeni tjetrit i keni kap .. agja kunder nipit !!!!!

    • hahahahahaha: 02/09/2018 21:49

      Hahahahahaha sju kan ec intrigat gjate andej dobraqi

  • Hahah: 02/09/2018 17:01

    Po ku je Tat Lici,si duket frika i ka hyre aq shume ne palcë saqë as nga shpia spo del...nga'' te fortet''e Shkodres keni kalu tu kerku meshire...kohet e fundit jane duke ndryshuar balancat,..kane thane pleqt ne Shkoder se trimat jane tan ne Stom Golem,Zoti ia dhante hakun secilit

    Përgjigju
  • Niku: 02/09/2018 15:19

    Ore njerez o delet e edi rames po eshte nje kryefamiljar mor kafsh shpre shqetsimin e ti ka humb nje pjestar familje eshte nguju nga kriminelet e rames ca lidhje ka saliu ketu mor kafsh po ju ka gjet nje gje ju saliu i ka te gjitha fajet ne shkoder brenda nje muaji jan vrar 10 veta apo ska problem per ju plera jan njerez te pa fajshem mor kiminela nuk jan pula po ju kafsh skeni mendje as ndergjegje ne ket menyr do e mendoni

    Përgjigju
    • Deti: 02/09/2018 16:04

      O zoti niku po ti thua Nuk ka lidhje saliu P.O. Si ka mundesi qe saliu nuk paska lidhje po rama paska I bije cik si keqe o kane te dy o nuk ka asnjeri apo jo

  • Faiku: 02/09/2018 15:11

    Po more po ju bijen ne qafe kot juve se jeni familje " e nderume", as keni vra, as keni gjobit dhe as keni vjedh. Tash ju ka ardh koha me pague se cfare keni bere nen sqetullen e Saliut. Nuk me vjen mire qe vriten por mos na u hiq si viktime. Cfare keni mbjelle po korrni. Shko jo ne Strasburg por dhe ne Kine nuk keni per te gjet drejtesi se jeni te perlym koke e kembe. Iku koha juaj, tash ka ardh koha e bandave te reja. Koken hengshii.

    Përgjigju
    • Kojshija: 02/09/2018 16:07

      Faik e ke qendis

  • Kojshijaperball: 02/09/2018 15:09

    Pershendetje kojshija jem , ti e din se tan jeten ka ken kjo shprehja " cfar te mbjellesh do te korresh " ti ndaje mendjen mor burr i dheut a jeni familje pushket apo "spiunash" se jeni tu ba shum kontrast me vetveten. djalin e ke killer edhe vete je informator .ato llamarinat i ke tesh 10 vjet eshe nuk i ke vu dje as pardje. ju uroj qendrim te kendshem brenda llamarinave familja lici se keni marr shume jete njerzish dhe tgjithe i keni pre ne bese .

    Përgjigju
    • rusi: 02/09/2018 21:29

      mos u merzit se asht heret per ty kojshi jeni gzu para kohet me gjithe magjypt e tan shokt tuje.ju lumte qe goditet te paret po lufta asht e gjate keni vra nje njiri qe e kishte vra gjithkush se nuk ja rujt askuj.duroni pak me pa kush jane Lict ne shkoder.

    • Perashiani: 02/09/2018 21:20

      Familja Lici asht me e pa besa dhe pa burrni killerin qe ka Tata ne shpi shum shpejt nuk ka me e pas at te pa bes qe vret pas shpine njerez te pa fajshem frikacaku mutit. Fisi I Barjeve itesh sa ka fillu me ju duroni se do ikni ne Strazburg me kerku Azil.

  • Deti: 02/09/2018 14:50

    O zoteri nuk e kuptoje dote qellimin e kesaje konference se me shume me duket si qellime politike se as nje shqetesime Rawls we ti ne funde thua qe ne nuk kemi frike ase nga nje pale arehere pse daka qe ti te beje nje dalje publike ?

    Përgjigju
  • Anonim: 02/09/2018 13:57

    Ju ka ra pushteti e nk e keni ma salen me ju majt t paprekshem

    Përgjigju
  • Anonim: 02/09/2018 13:55

    Ju ka ra pushteti nk ju mbeshtet ma saliu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë