Ekskluzive/ Ambasadori britanik Duncan Norman: Vetting-u në politikë, ndoshta për momentin i panevojshëm

Duncan Norman ambasador i Britanisë së Madhe në Tiranë, në një intervistë për Report TV, krahas zhvillimeve që lidhen me sulmin me armë kimike në Salisbury dhe Brexit ndalet edhe në zhvillimet për çështjen e kufijve në Kosovë dhe në situatën politike në Shqipëri. Ambasadori Norman e quan propozimin e opozitës për Vetting në politikë interesant, por thekson se ndërkohë që ndodh Vettingu në drejtësi dhe nis ai në polici, ti shtosh edhe një Vetting të ri atë në politikë këto momente, ndoshta nuk është diçka që Shqipëria ka nevojë.

Intervista e plotë e ambasadorit britanik për Report Tv

Përse iu desh një kohë relativisht e gjatë autoriteteve britanike për të treguar emrat e dy shtetasve rus si përgjegjës të sulmit në Salisbury?

Në Britaninë e Madhe përgjegjës për të hetuar një krim dhe ky ishte një krim ndër më të tmerrshmit që ne kemi parë pasi që prej luftës së dytë botërore përdoret përsëri një armë kimike, përgjegjësia e hetimit qëndron tek policia e cila e hetoi këtë krim. Me të drejtë ata morën kohën e duhur për të zbuluar ekzaktësisht se çfarë ndodhi po ashtu ky hetim mori kohën e vet për tu siguruar se kush e ndërmori këtë krim përpara se të përmendeshin autorët. Është mëse normale që policia të merrte kohën e duhur dhe s’kishte pse të ushtrohej ndonjë presion për policinë ta kryente hetimin më shpejt. Kjo është e gjitha ajo që ndodhi dhe dua të shtoj se policia ndërmori një hetim të thellë.

Të dy personat që autoritetet Britanike i bëjnë përgjegjës për këtë sulm thanë një intervistë për televizionin Russia Today ku deklaruan se në Angli ishin thjesht për pushime. Si e shikoni këtë justifikim të tyre?

Është tërësisht për të ardhur keq e gjitha çfarë kanë deklaruar e që u pa nga e gjithë bota përfshi edhe Rusinë.  Mendoj se po ashtu ajo intervistë tregon mospasje e pikës së respektit për familjet e të lënduarve dhe gruas që vdiqi. Nëse ndalemi në reagimin ndërkombëtar për këtë çështje dhe ndaj asaj që thotë Rusia, ka qenë shumë i fortë duke treguar se jemi në një gjatësi vale dhe ka patur një përgjigje kolektive për këtë krim. Na vjen shumë mirë që edhe Shqipëria ishte pjesë e këtij reagimi.

Z. Ambasador a mendoni se këta dy persona që autoritetet britanike i bëjnë përgjegjës për sulmin një ditë do të përballen me drejtësinë për atë krim që ata ndërmorën në mes të Anglisë?

Ne shpresojmë shumë që kjo do të ndodhë. Kjo është ajo që ne duam dhe kjo kërkon që autoritetet ruse të bashkëpunojnë duke i dorëzuar në mënyrë që të përballen me drejtësinë.

Besoni se kjo do të ndodhë?

Tani topi është në fushën e Rusisë. Ne duam që kjo të ndodhë sikurse ndodh për gjithsecilin që bën një krim dhe gjykohet. I mbetet Rusisë ta plotësojë këtë mundësi.

A e dini se kush e dha urdhërin për këtë krim të tmerrshëm në mes të Anglisë?

Nuk e di se kush e dha urdhrin por duket se nuk ka asnjë gjasë që ata ta kenë bërë këtë vetëm.

Si po shkon procesi daljes nga BE që njihet si Brexit.  Besoni se do tja dilni në arritjen e një marrëveshje me BE?

Kur ne flasim për Brexit e gjitha kjo do të thonë negociata. Siç ndodh në të gjitha negociatat dalin vështirësi. Ne jemi shpresëplotë se do të arrijmë një marrëveshje e cila do të ketë përfitime të ndërsjella për Anglinë dhe Europën. Po, unë besoj në arritjen e një marrveshje por përpara do të kemi ditë dhe javë plot negociata.

Nëse nuk ndodh një marrëveshje çfarë ndodh më pas?

Që dialogu të vazhdojë duhet të vijojnë bisedimet pasi Anglia ka pashtruar propozimin e vet dhe BE do të paraqesë qëndrimin e vet për disa pjesë që ata nuk dakortësohen pas sugjerimeve tona. Kryeministrja është shprehur shumë e qartë për këtë. Nëse BE nuk pranon çfarë ne propozojmë duhet të paraqesin kundërpropozime për të mbërritur në një marrëveshje.

Sapo përmendët kryeministren May. Disa ditë më parë ajo deklaroi se “e ka trajtuar BE-n me respekt dhe se Anglia kërkon të njëjtën gjë. A besoni se BE nuk po jep të njëjtin respekt për Anglinë?

Negociatat funksionojnë për të dyja palët nëse ka një nivel respekti . Këto janë negociata të pazakonta pasi është një vëmendje shumë e madhe e publikut në të gjithë këtë. Nuk ka njëri në botë të mos ta ketë një qëndrim ndaj Brexit dhe atë që po ndodh. Po ashtu në krahun tjetër kemi median që spekulon. E gjitha kjo e vështirëson por padyshim në zemër të së gjithës duhet të qëndrojë respekti.  

Le të ndalemi në çështjet e rajonit duke u folur në fillim për Kosovën. Presidenti Thaçi ka propozuar korrigjimin e kufijve me Serbinë. Cili është qëndrimi qeverisë tuaj për këtë çështje?

Britania e Madhe është mbështetëse e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë pasi mendojmë se kjo është e rëndësishme.  Gjithsesi ne jemi të shqetësuar kur vjen fjala për ndryshime kufijsh në rajon, kjo lidhet edhe me arsye historike të cilat ju I dini më mirë se unë. Kjo jo vetëm për këto kufij në diskutim por edhe të tjera në rajon. Pra pak a shumë kjo na shqetëson. Një tjetër gjë që na shqetëson është se çdo marrëveshje lidhet me zbatimin. Nuk është mirë të kemi një marrëveshje e më pas të dalin kokëçarje si do të zbatohet më pas. Pra rrugët e zbatimit janë me rëndësi të diskutohen. Këto janë ato që na shqetësojnë e sidomos detajet se si do të zbatohet prandaj këshillojmë kujdes kur hapen të tilla tematika kufijsh në rajon.

Do të doja ta vijonim këtë intervistë me çështje që lidhen me zhvillimet në Shqipërinë. Si e shikoni propozimin e opozitës shqiptare për pasjen e një vetingu edhe në politikë?

Unë mendoj se është një propozim interesant por në të njëjtën kohë duhet të shikojmë zhvillimet me vetingun në këto momente. Ka patur shumë zhville që lidhen me vetingun e njerëzve të drejtësisë. Po ashtu po shikojmë se do të ketë edhe një veting në polici. Ne I kemi ndjekur detajet e këtyre zhvillimeve po ashtu edhe efektet që këto kanë në Shqipëri këto momente. Unë mendoj se vetingu në politikë është një ide interesante por kemi të bëjmë me faktorin kohë mbi të gjitha. Miksimeve të vetingut që po ndodhin ti shtosh edhe një  veting të ri atë në politikë, këto momente ndoshta  nuk është diçka që Shqipëria ka nevojë.

Opozita ka bërë një zgjedhje të sajën për mos të marrë pjesë në parlament por të mblidhet në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Si e shikoni këtë vendim?

Unë e kam të qartë që opozita do ta vendosë fokusin në ato çështje me rëndësi për publikun prandaj edhe ata kanë vendosur të shkojnë në këto qytete. Megjithatë Shqipëria është një demokraci parlamentare dhe në mënyrë që vendi të mirë funksionoj ju duhet të keni një parlament që mire funksionon . E kështu opozita lipset të luaj një rrol të rëndësishëm në këtë. Nuk flasim këtu vetëm për pjesëmarrje në seancat plenare por edhe  marrja pjesë në komisionet parlamentare që merret me legjislacionin dhe ka impakt në Shqipëri. Ata janë zgjedhur nga qytetarët, për të shërbyer në parlament e kështu e vetmja gjë në opinionin tim lidhet me faktin se parlamenti është një pjesë e rëndësishme e demokracisë. 

Cili është vlerësimi juaj për reformën në drejtësi deri më tani. A ka plotësuar pritshmërinë e komunitetit ndërkombëtar që e çoi përpara këtë reformë të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët?

Duhet të rikthehemi në kohë e pikërisht në Korrik 2016. Unë e kujtoj shumë mirë ndryshimet kushtetuese që ndodhën në parlament pasi ishte edhe java kur unë mbërrita në Shqipëri. Natyrisht vendimi u mor nga parlamenti i cili ishte i vetëdijshëm se kjo reformë do të merrte kohë dhe me plot vështirësi rrugës. Është pikërisht kjo që po shohim. Reforma në drejtësi po ecën përpara por ka treguar se ky proces po konsumon shumë kohë. Duhet ta pranojmë se për të bërë gjëra të mira e siç duhen kjo merr kohë.

Deri më tani më shumë se 50 gjyqtarë dhe prokurorë kanë kaluar në veting dhe vetëm gjysma e tyre kanë kaluar Vettingun. Sa shqetësuese është kjo?

Është një pyetje interesante . A Është shqetësuese pasi dolën në pah shumë gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar? Kjo është shqetësuese për gjithsecilin në Shqipëri. Apo është shqetësuese për shak te ndikimit qe ka pasur në sistemin e drejtësisë?. Askush nuk e parashikonte këtë nivel mos kalimi të vetingut që në fillim. Megjithatë është gjëja e duhur që po bëhet Kjo e bën të vështirë zëvendësimin e tyre . Por nëse duhet të bëhet kjo reformë atëherë duhet bërë në mënyrën e duhur.

Pra nga ajo që thatë duket se jemi në drejtimin e duhur deri më tani me procesion e Vettingut?

Ajo që thash që në fillim është se parlamenti bëri gjënë e duhur që në fillim kur e miratoi këtë reform me kaq rëndësi. Ka provuar që nuk është diçka e lehtë dhe kjo nuk do të thotë që drejtimi duhet të ndryshojë. Rezultati final do tija vlejë por do të marrë më shumë kohë nga ajo që ne dëshironim të merrte.

Do të doja të ndaleshim edhe tek ekonomia. Si po shkojnë inestimet britanike në Shqipëri pasi duket që nuk ka shumë. Përse?

Ka disa shembuj të mirë të kompanive britanike që janë në Shqipëri. Janë disa si përshembull, SHELL, Vodaphone dhe BP pra kompani të mëdha që janë këtu. Jam I sigurtë që në të ardhmen do të kemi edhe të tjera. Për të qenë të suksesshëm në shtimin e kompanive të huaja kjo lidhet me reformën në drejtësi për të cilën sapo folëm. Duhet ti krijohen kushtet kompanive të huaja për të operuar në Shqipëri dhe që ato të trajtohen drejtë nga drejtësia. Gjëja e dytë që duhet lidhet me stabilitetin politik . Kjo është diçka që ne po e shikojnë e shpresojmë të kurorëzohet me një vendim pozitiv në Qershor nga BE . Dhe gjëja e tretë që dua të nënvizoj është samiti i fundit në Londër si pjesë e procesit të Berlinit . Për ta bërë Shqipërinë tërheqëse ndaj investitorëve britanik është me rëndësi të bëhet progres në ato që ka vendosur procesi Berlinit për të minimizuar problemet ndërkufitare në rajon .Kjo vlen pasi kompanive I shtohen mundësitë e të investuarit jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë në Ballkanin Perëndimor.

A e ka Shqipëria klimën e duhur për të bërë biznes për të tërhequr më shumë investitor britanik?

Siç edhe e thash. Nëse reforma në drejtësi do të përmbyllet me sukses  dhe nëse Shqipëria vijon me reformat drejt BE përfshi reduktimin e barrierave me rajonin padiskutim Shqipëria mund të bëhet shumë tërheqëse për kompanitë britanike dhe të tjerat për të investuar.

Do të doja të flasim përsëri për reformën në drejtësi. Sa shqetësues është mos ngritja ende e SPAK-ut një institucioni kaq me rëndësi kundra krimit të organizuar po ashtu dhe hetimit të politikanëve të korruptuar?

Padiskutim që ne dëshirojmë krijimin e këtij institucioni por siç e thashë duhet ta pranojmë që reforma në drejtësi po merr kohë më shumë nga ajo që mendohej në fillim . Është një reformë komplekse megjithatë është gjëja e duhur për tu bërë.

Si e ka ndihmuar Britania e Madhe reformën në drejtësi që po zhvillohet në vendin tonë?

Ne kemi ndihmuar më së shumti Ministrinë e Drejtësisë apo edhe Shkollën e Magjistraturës ndër vite . Ne mbetemi mbështetës të kësaj reforme në mënyra praktike.

Kohët e fundit ju kemi parë të vizitoni qytete të ndryshme e sidomos në veri në Shqipërisë. Cili ka qenë qëllimi dhe mesazhet që donit të përcillnit?

Që kur kam mbërritur këtu punën time nuk e kam konsideruar vetëm duke qëndruar në Tiranë por të jem ambasador në Shqipëri dhe kjo nuk bëhet duke shpenzuar kohën në Tiranë. Që nda dita që kam mbërritur kam udhëtuar shumë jo vetëm në veri të vendit por edhe në jug. Në fillim të vitit isha në Sarandë për një festival muzike organizuar nga një kompani britanike. Po keni të drejtë, unë kam udhtrua shpesh në veri të Shqipërisë . Kam qenë shpesh në Shkodër , Bajram Curri, Peshkopi dhe qytete të tjera . Kjo reflekton lidhjet e forta që këto qytete kanë me Britaninë e Madhe. Shumë nga Britaniko Shqiptarët janë nga këto qytete të veriut . Ne kemi mirëpritur këtë dhe prandaj kam udhëtuar në veri për të reflektuar pikërisht këtë lidhje.

Si është duke shkuar bashkëpunimi me Shqipërinë në luftën kundër krimit të organizuar me rrënjë në Shqipëri por zgjatimet e tij mbërrijnë deri në Britaninë e Madhe?

Lufta me krimin e organizuar është diçka me shumë rëndësi për Britaninë e Madhe. Për këtë ne bashkëpunojmë ngushtësisht me ministrinë brendshme shqiptare si dhe atë të drejtësisë .Ne kemi ndihmuar ministrinë e brendshme kur ata ngritën task-forcën kundra krimit dhe do ta vijomë ta bëjmë atë. Ne kemi disa programe këtu të ndërtuara për të ndihmuar. Ne nuk jemi të interesuar me merremi me krimin për një kohë të shkurtër por kërkojmë një bashkëpunim të gjatë. Ne duam të luftojmë arsyet përse këta njerëz merren me krime. Pra ti japim atyre alternativa për të ndërtuar jetën e tyre. Nëse ju jeni një djalë I ri në veri të Shqipërisë duhet ti jepen mundësitë në mënyrë që ai mos të përfshihet në krime.

Në një 20 vitet e fundit vendi juaj ka arrestuar dhe gjykuar në mënyrë të suksesshme një numër të madh shqiptarësh të përfshirë në krimin e organizuar. A janë autoritetet britanike duke punuar për konfiskimin e aseteve të tyre në Shqipëri?

Ne punojmë me ministrinë e financave, të drejtësisë dhe të brendshme për të tilla çështje . Ne punojmë për sekuestrimin e aseteve që në shumë raste ata i kanë në Angli por punojmë edhe me ministritë këtu për sa i përket kësaj çështje. Kjo është një nga format e suksesshme në luftën me krimin e organizuar ndër vite duke i goditur ata edhe në aspektet financiare.

Pa dashur të përmendin emra specifik deri më tani a keni patur sukses në sekuestrimin e aseteve të shqiptarëve të dënuar në Angli?

Në Angli kjo është një procedurë normale që ndodh jo vetëm me shtetasit shqiptarë . Ky është një mekanizëm efikas në luftën me krimin e organizuar .

Sipas statistikave që vinë nga Britania e Madhe më shumë se 700 shqiptarë janë burgosur për krime të ndryshme në vendin tuaj. Sa shqetësues është krimi organizuar shqiptarë në Britaninë e Madhe?

Është shqetësues. Çdo vend vuan nga krimi organizuar . Nuk është vetëm Britania e Madhe apo Shqipëria. Ajo që merr rëndësi është lufta e përbashkët me krimin. Është diçka që nuk luftohet vetëm. Kemi kënaqësinë të bashkëpunojmë me autoritetet shqiptare si përshembull me ministrinë e brendshme dhe task-forcën sikurse është kënaqësi të shikojmë disa suksese. Sëfundimi kemi parë një sukses që ka patur ministria e brendshme me arrestimin e disa kriminelëve që I përkisnin këtyre grupeve . Mbetet akoma për të bërë dhe është me rëndësi që puna të vijojë. Duhet të mbërrimë tek udhëheqësit e këtyre grupeve, drejtuesit e tyre. Këtu nuk duhet të përfshihen vetëm krerët e grupeve të krimit të organizuar por edhe ish politikanë apo të tjerë që cilësohen të paprekur nga hetimet. Qeveria duhet të çojë një mesazh të qartë se askushi nuk është mbi ligjin.

Zoti ambasador. Në vendin tuaj jeton një komunitet i madh shqiptarësh që kontribuojnë në arsim, shëndetësi, sektorin financiar etj,  por asnjëherë kontributi I tyre nuk del në pah. Faqet e para të gazetave atje mbushen me shkrime për krimin e organizuar shqiptarë. Përse ndodh kjo?

Shumica komunitetit shqiptaro britanik nuk janë kriminelë . Siç edhe ju me të drejtë e thatë ata janë pjesë e shëndoshë e shoqërisë sonë si mjekë apo profesionistë të fushave të ndryshme . Është një komunitet aktiv pjesë e rëndësishme e Britanisë së Madhe sot. Jemi me fat që i kemi ata atje. Është e vërtetë që media fokusohet në elementët kriminal dhe siç edhe ju e dini për median kjo është një gjë normale . Pra media fokusohet në historitë negative dhe është e vështirë të publikosh lajme të mira dhe fatkeqësisht kjo është bota në të cilën ne jetojmë. Dua ta theksoj se është një numër i vogël shqiptarësh të përfshirë në kriminalitet por që i japin shoqërisë shqiptare  një emër të keq gjë e cila nuk është e drejtë.

Cili është mesazhi juaj për ata të rinj që marrin sasi të madha parash borxh deri në 15.000 euro për të hyrë ilegalisht në Angli e më pas për të paguar këtë borxh përfshihen në krime?

Unë arrij ta kuptoj se si djem të rinj nga veriu Shqipërisë përfundojnë  në grupet e krimit të organizuar . E kuptoj pse ata kanë pak mundësi punësimi sikurse kuptoj që pjesëtarë të familjeve të tyre janë të përfshirë në krimin e organizuar duke i sugjeruar edhe të rinjve të merren me të njëjtën gjë. E gjitha kjo është për të ardhur keq dhe shkatërruese për ata pasi jeta brenda krimit të organizuar nuk është një zgjedhje e mirë dhe e drejtë. Ata harrojnë se çdo të thotë që në moshë të re të shpenzosh në burg shumë vite nga jeta jote. Qoftë kjo në Shqipëri apo Angli. Për shume njerëz kjo do të thotë shkatërrim i jetës për gjithmonë duke bërë zgjedhje të gabuar që në fillim. Janë arsye të kuptueshme përse kjo ndodh. Nëse dikush e quan këtë një zgjedhje të duhur duhet të mendohet mirë pasi ka shumë shembuj nga ata që kanë bërë këtë zgjedhje dhe i ka shkuar shumë shumë keq.

A është e vërtetë se NCA Agjencia Kundra Krimit të organizuar e ka dyfishuar numrin e oficerëve të saj në Shqipëri?

Nuk do të doja të flisja në mënyrë specifike për NCA por ajo që mund tju them është se ambasada britanike në Tiranë është dyfishuar në numër dhe numri diplomatëve që prej dy vitesh nga ardhja ime këtu, nga 5 ka shkuar në 13. Kjo është një reflektim e punës së mirë që ne bëjmë në bashkëpunim me ministritë e brendshme dhe të drejtësisë të cilën jemi të prirur ta zgjerojmë. Po ashtu është edhe reflektim i Brexit pasi ne jemi shumë të qartë. Kur të dalim nga BE, Ballkani Perëndimor do të vijoj të jetë një fushë me rëndësi siç edhe ka qenë për ne me shumë rëndësi, prandaj edhe e kemi shtuar personelin e ambasadës në vendin tuaj përfshi vende të tjera në Ballkanin Perëndimor. Sikurse ne e kemi dyfishuar shumën e fondeve që Britania e Madhe jep për këtë rajon nga 41 milion në 80 milion stërlina çdo vit.

Dhe pyetja ime e fundit. Cilat janë disa prej fushave ku është e fokusuar tani ambasada britanike në Shqipëri?

Ne jemi të përfshirë në shumë gjëra si lufta kundra krimit të organizuar , edukim. Siç edhe ju e patë në Sheshin Nënë Tereza ne pamë një demonstrim të madh të forcave ushtarake britanike  nën emrin e stërvitjes Luanët, ku ishim rreth 1000 forca ushtarake britanike duke bashkëpunuar me forcat ushtarake shqiptare  bashkë me forcat ushtarake të Kosovës, Kroacisë dhe Sllovenisë.  Shqipëria është kthyer në një vend shumë të mirë për ushtrinë britanike në zhvillimin e stërvitjeve sëbashku me forcat shqiptare. Ky ka qenë një fokus i punës së ambasadës. Marrëdhëniet tona në fushën e mbrojtjes sa vinë e forcohen, zgjerohet dhe thellohet. Jam shumë i lumtur për këtë që gjatë kohës time si ambasador puna të zgjerohet dhe të kemi mundësinë të bëjmë më shumë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Dosja '5D' SPAK u komunikon akuzat ish drejtorëve të bashkisë Tiranë, Mariglen Qato, Redi Molla e Taulant Tusha

Dosja '5D' SPAK u komunikon akuzat ish drejtorëve të bashkisë Tiranë, Mariglen Qato, Redi Molla e Taulant Tusha