Ekskluzive/ Trafikuan 1,8 ton kokainë në Gjermani, ja emrat e bosëve shqiptarë

Mësohen identitetet e 13 shqiptarëve të arrestuar në Gjermani të cilëve iu kapën 1,8 ton kokainë me vlerë tregu mbi 400 milion euro.

Shqiptarja.com ka siguruar mandatin e arrestit të policisë gjermane përmes të cilit u bë i mundur arrestimi këtij grupi të organizuar kriminal.

Nga hetimet e nisura në Prill 2017 policia Gjermani arriti të zbulojë rrolet e gjithsecilit në këtë trafik kokaine e cila vinte nga Ekuadori e fshehur në kuti bananesh.

E njëta skemë me atë të kokainës së kapur në kompaninë Arbri Garden të Arbën Cekajt.

Emiljan Hysenaj, Dashamir Ndoj dhe një tjetër shqiptarë me mbiemrin Dauti emri të cilit nuk dihet ende kishin rrolin parësor në këtë trafik.

Hetimet vijojnë ende edhe pas arrestimit të tyre për të kuptuar nëse Hysenaj, Ndoj dhe Dauti ishin kupola drejtuese e këtij super operacioni trafiku kokaine. Në të njëjtën kohë hetuesit gjerman i kanë shtrirë hetimet edhe në Shqipëri pasi kanë të dhëna se anëtarët e kësaj strukturë të mirë organizuar në trafikun e kokainës kanë të afërmit e tyre të përfshirë në politikë dhe aktivitete kriminale.

Nga çfarë dihet deri më tani është se droga vinte nga Ekuadori dhe mbërrinte në portet gjermane. Pasi magazinohej anëtarët e grupit shkonin nëpër magazinat e supermarkeve dhe merrnin sasitë e kokainës.

Policia gjermane

Zyra e investigimeve kriminale në landin e Bavarisë dy ditë më parë dha detaje të reja për një sasi rekord kokaine kapur në Hamburg gjatë dy operacioneve. N ë këtë operacion ishin përfshishirë 500 forca policore .

“Është një prej sukseseve mëspektakolare në luftën me mafian e  narkotikëve  në historinë e Republikës Federale Gjermane” kështu deklaroi Ministri i Brendshëm JoachimHerrmann. Ministri gjerman theksoi se “qëllimi është gjithashtu të zbulojmë strukturat organizative të autorëve”.

“Kutitë e bananeve përgatiteshin në Amerikën e Jugut dhe nën to fshiheshin pako të shumta kokaine. Më pas kutitë transportoheshin me anije për në Evropë dhe Gjermani nëpërmjet të ashtuquajturave mbivendosje të shtresëzuara”, tha drejtori i Investigimit Kriminal JörgBeyser.

Shqiptarët e arrestuar

1.    Orneo Margjeka

2.    Emiljan Hysenaj

3.    Dashamir Ndoj

4.    Dario Lame

5.    Ervin Llusha

6.    Izmir Lami

7.    Dolan Kocani

8.    Agim Zeka

9.    Marjan Tola

10.  Mevlan Beca

11.  Granit Bajrami

12.  Artan Mehmeti

13.  Blerim Cakraj

 

Të huaj

1.    Alberto Kochsiek

2.    Anel Begovic

3.    Kofi Oteng

Kokaina e kapur

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ceni nga Balldreni: 19/05/2018 14:39

    Është Grupi i PD KOKAINËS! Nuk do shumè Shkollè , dhe vetëm nga Mbiemrat duket qartë që PD KRIMI i paska patur RRËNJÈT Shumè Thellè nè DROGË dhe KRIM! Shumè Shpejt do bëhen edhe ARRESTIMET e Politikanëve të PD KRIMIT që kanë Lidhje Kokë e Këmbë me këta TONELATAT e KOKAINËS , që po kapen në gjithë GLOBIN!

    Përgjigju
  • Sulo: 19/05/2018 12:54

    Malolet paskan mush gjermaninr dhe angline. Kur nuk i rropi te gjalle enveri kte fare te keqe

    Përgjigju
    • durres: 03/07/2019 12:29

      ik o pler

  • Erik: 19/05/2018 11:58

    Me sa duket s'mundet me Besimi t'i mbroje patriotet e vete.

    Përgjigju
  • TaBejmeSportinTeMasave!: 19/05/2018 08:50

    Trafikanti duhet te jete i arsimuar, familjar, pa vese, pa borxhe, sypetrit edhe atdhetar

    Përgjigju
  • Kjb: 19/05/2018 08:03

    I ka dhene garanci Merkel lol @Kazani jone Droga Edvin Rames patjeter

    Përgjigju
  • Eri: 19/05/2018 07:48

    Me sa kuptohet ne lexim te pare nga mbiemrat, jane i njejti grup ose kane lidhje me Arber Kuliçaj Çeka.

    Përgjigju
    • Arbër: 19/05/2018 09:38

      Shumë e vertet kjo !!!

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD