ELBASAN - Punëtori i një firme ndërtimi ka mbetur i lënduar rëndë në Elbasan këtë të mërkurë pasi ka rënë nga lartësia e një skele. Gazmend Biçoku, 55-vjeç, ka qenë duke salduar, kur ka rënë nga skela.
Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin e Elbasanit, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Biçoku rezultoi se punonte i pasiguruar për një firmë ndërtimi. Policia ka shoqëruar në komisariat administratorin e firmës, ndërsa vijon hetimet për shkaqet e ngjarjes ku mbeti i lënduar rëndë 55-vjeçari.
Komento