Inflacioni në Turqi mbërriti në muajin qershor në 78.6 për qind, niveli më i lartë ky në 24 vjet. Instituti turk i statistikave pohoi se një shifër e tillë nuk ishte regjistruar më që prej shtatorit 1998, kur inflacioni i përvitshëm u llogarit ne 80.4%.
Ekspertët ia faturojnë këtë situatë politikave ekonomike të presidentit, Recep Tayyip Erdogan, që janë duke e rënduar sipas situatën akoma edhe më shumë.
Ndërkohë Por, vlerësimet jozyrtare të publikuara nga ekonomistët në Turqi tregojnë se rritja e çmimeve është dyfish më i lartë krahasuar me shifrat e prezantuara nga autoritetet.
Në maj, inflacioni ishte 73.5 për qind dhe 15.0 për qind në fillim të vitit të kaluar. Dhe duket se gjendja nuk do të stabilizohet shpejt: javën që shkoi, ministri turk i ekonomisë u zotua se çmimet e konsumit do të fillojnë të bien në muajin dhjetor, e atëherë sipas tij, do të nisë të shihet rënia e inflacionit.
Zyrtarët vendas thonë se situata e krijuar në qershor u nxit nga rritja prej 123.4 për qind e kostos së transportit dhe rritja me 94 për qind të pijeve joalkoolike. Përkqesimi i situatës ekonomike nisi vitin e kaluar, kur Erdogan detyroi Bankën Qendrore të ulte normat e interesit.
Edhe pse u pa qartë se kjo lloj politike i rriti cmimet e konsumit, presidenti turk nuk e pranon modelin konvencional ekonomik dhe insiston se normat e larta të interesit shkaktojnë rritje të çmimeve./Lexo.al
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
32.8%
-
Të gabuar
62.6%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 6275
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Turqia i kërkon Perëndimit të ndërmarrë masa ndaj Izraelit
21 Shtator, 16:09
-
VIDEO/ Çmenduri në Turqi, estonezi Jaan Roose kalon Bosforin në një litar mbi 1 km të gjatë dhe 165 metra lartësi! Iu deshën 50 minuta të kapërcente kontinentet
21 Shtator, 09:31
-
U shpallën fajtorë si spiunë të Mossad-it, Turqia dënon me dy shekuj e gjysmë burgim 37 persona! Mes të akuzuarve edhe shqiptari Rexhepi
21 Shtator, 08:31
-
VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në Turqi! 28 të plagosur, 6 prej tyre në gjendje të rëndë
15 Shtator, 19:44
-
VIDEO/ Rey Manaj shënon golin e parë sezonal në Turqi, del nga fusha i dëmtuar
14 Shtator, 16:47
-
Humbja e dytë në dy ditë, Kombëtarja U-19 e pëson nga Turqia
8 Shtator, 21:20
-
Prindër të një vajze, aktorja turke e martuar me aktorin shqiptar
7 Shtator, 15:01
-
U-19/ Kombëtarja humbje përballë Turqisë
6 Shtator, 19:19
-
Momenti kur turistet i vjedhin çantën plot me para shqiptarit në Turqi
5 Shtator, 13:17
-
Vizita e presidentit egjiptian në Turqi paralajmëron një epokë të re bashkëpunimi
4 Shtator, 15:29
-
VIDEO/ Tragjedia e 'Bayesian' rrezikon përsëritjen, momenti kur megajahti 127 mlm USD i miliarderit rus të ‘Gazprom’, përplaset me skafin në Turqi
4 Shtator, 14:08
-
VIDEO+EMRI/ Punonte si financier i MOSSAD-it izraelit, Turqia arreston shqiptarin e Kosovës! I paguante agjentët në terren edhe me kriptovalutë
3 Shtator, 11:18