Gjonaj: Reforma në Drejtësi, proces i pakthyeshëm

Gjonaj: Reforma në Drejtësi, proces i pakthyeshëm

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, duke folur sot në Kuvend gjatë diskutimit të projektligjit për “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” u shpreh se “Reforma në Drejtësi ka nevojë për kohën e saj për t’u kryer, por vonesat në ngritjen e organeve të reja nuk kanë ardhur si pasojë e këtij procesi”.

Jam e bindur se disa prej jush kurrsesi nuk e kishin menduar se do të shkatërrohej në këtë mënyrë kontrolli dhe pushteti që kishin mbi sistemin gjyqësor. Prandaj, sot jo pak deputetë prej opozitës, por jo vetëm, janë kundër këtij projektligji dhe kundër reformës në Drejtësi dhe po përpiqen të ruajnë fijet e errëta që garantojnë kontrollin mbi sistemin e Drejtësisë. Prandaj shpresojnë që reforma në Drejtësi do të dështojë.

Etilda Gjonaj


Ministrja e Drejtësisë ka garantuar se reforma në drejtësi dhe procesi i Vetingut, janë një proces i pakthyeshëm. “Kundërshtarët e reformës janë të destinuar të dështojnë. Kundërshtarët e reformës nuk janë as të paktë në numër dhe as të pafuqishëm dhe e dërguan dy herë ligjin në Gjykatën Kushtetuese dhe sollën pezullimin e saj dhe këta kundërshtarë vonuan në kohë votimin e anëtarëve të organeve të Vetingut dhe pati shtyrje në kohë të fillimit të funksionimit të këtyre organeve”, ka theksuar Gjonaj. 

Kjo vonesë e për ngritjen e këtyre organeve të drejtësisë, ka sjellë nevojën për këtë nisëm. Kjo nisëm legjislative jep mundësinë për të rivendosur në afat zbatimin e reformës në Drejtësi dhe garantimin e një sistemi drejtësie të pavarur dhe të paanshëm për qytetarët shqiptarë.

 Etilda Gjonaj


Duke ju referuar projektligjit të paraqitur Ministrja e Drejtësisë saktësoi se “ky projektligj afron në kohë ngritjen e organeve të reja të sistemit të drejtësisë dhe veçanërisht organeve të SPAKU-t, përmbush më shpejt detyrat e caktuara nga Këshilli Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe më e rëndësishmja afron përditë e më shumë ballafaqimin e një pjese prej jush me drejtësinë dhe me të vërtetën”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

'Mallkimi' për PSG-në/ Në 20 vitet e fundit, askush në Champions League nuk e ka tronditur shtyllën më shumë se francezët

'Mallkimi' për PSG-në/ Në 20 vitet e fundit, askush në Champions League nuk e ka tronditur shtyllën më shumë se francezët