CRIME STORY: Fredi Beleri i panjohur (Pjesa II)! Atentatet e MAVI-t për të eliminuar 'tradhtarin' Vangjel Tavo dhe punët e pista të shërbimit sekret grek

CRIME STORY-Report Tv/ Në mars të vitit 1995, Fredi Beleri dhe shtatë të tjerë, u arrestuan nga Policia greke pas një tentative të dështuar për të sulmuar postën kufitare të Llongos.

Për habi, pas ngjarjes, politika shqiptare dhe ajo greke shfaqen me qasje krejtësisht të pabesueshme.

Shteti grek, i drejtuar nga Kryeministri Andreas Papandreu, nis ta trajtojë çështjen me seriozitet, ndërsa shteti shqiptar, në mënyrën më të habitshme, zgjedh heshtjen edhe pse kjo ngjarje e dytë i jepte automatiksht të drejtë të akuzonte dhe tu kërkonte llogari grekëve për grupet terroriste që kapërcenin kufirin shqiptar.

I vetmi kontakt dypalësh, bërë publik nga gazeta greke “Proinos Logos”, do të ishte këmbimi i informacionit për numrat serialë të armëve.

Por, me kalimin e kohës, qëndrimi grek për ngjarjen ndryshon. Sa duket, fakti që Tirana zyrtare nuk u interesua, por edhe shkatërrimi i shtetit shqiptar për shkak të rënies së skemave mashtruese financiare, në vitet 1996-1997, diktuan kthesën greke.

Në këtë periudhë Shqipëria pa shtet, përplot me banda kriminale dhe shumë gjak të derdhur, në vlerësimin e të huajve preku fundin. Mediat greke do të shkruanin se shfajësimi i të arrestuarve u bë në emër të së ashtuquajturës “kosto kombëtare”.

Kështu, edhe pse u akuzuan për sulmin dhe vrasjet në Postën e Peshkëpisë, edhe pse u kapën me armët e grabitura ushtarëve të kësaj poste, edhe pse u etiketuan si terroristë dhe anëtarë të një organizate terroriste, siç ishte MAVI, Fredi Beleri dhe shtatë të tjerët u lanë të lirë nga drejtësia greke.

Ndërkohë shteti shqiptar vijonte me mos angazhimin e paemër dhe të  pakuptimtë për çështjen.

Do të kishte vetëm një rast, në vitin 1999, kur Drejtoria e Policisë së qarkut Gjirokastër kërkon rifillimin e hetimeve, nisur nga të dhënat e mediave greke për ngjarjen e dytë - sulmin në tentativë ndaj postës së Llongos në vitin 1995.

Por hetime nuk kryhen. Qysh në vitin 1997 në pushtet kishin mbërritur socialistët, të cilët demonstruan miqësi të shtuar me Greqinë zyrtare.

Përpjekje për të rihapur hetimin e çështjes janë bërë edhe në vitin 2006, me riardhjen në pushtet të të djathtëve. Por sërish gjithçka mbetet në kuadrin e grumbullimit të informacionit, përfshirë të atij që publikohej në media.

Hetimi zyrtar për ngjarjen e Peshkëpisë nis vetëm në vitin 2019. Prokurorët e Krimeve të Rënda grumbullojnë gjithë materialet për ngjarjen, përfshirë ato që gjendeshin në arkivën e Policisë, në sirtarët e Shërbimit Sekret dhe Anti-terrorit.

I dyshuari i parë që u mor në pyetje nga Krimet e Rënda do të ishte pikërisht Fredi Beleri, personazh i dyshuar për pjesëmarrje të mundshme në Masakrën e Peshkëpisë, një nga protagonistët e arrestuar gjatë tentativës së sulmit të dytë në Postën e Llongos dhe njëkohësisht kandidat permanent për kreun e Bashkisë së Himarës, nisur nga zgjedhjet lokale të vitit 2015. 

Por ky hetim, edhe pse vërtet serioz, nuk shkon deri në fund për shkak të parashkrimit të veprës penale.

Në pjesën e dytë të dokumentarit “Fredi Beleri që duhet të njohim”, me autor gazetarin Ferdinand Dervishi, është përfshirë edhe veprimtaria e Shërbimit Sekret Grek (EYP) në Shqipëri.

Spiunët grekë dyshohet se kanë ndërhyrë në arkivat e gjykatave për zhdukjen e dosjes së Masakrës së Peshkëpisë dhe ky nuk është rast i vetëm.

Po kështu, në këtë pjesë të dytë, për herë të parë përfshihen edhe dy tentativa, të njerëzve të MAVI-t, me qëllim eliminimin fizik të deputetit minoritar grek Vangjel Tavo, konsideruar prej tyre si tradhtar i kauzës së Vorio Epirit.

Sot u transmetua pjesa e dytë e dokumentarit! Ritransmetohet të dielën, po në orën 22:00. 

Shiko edhe: CRIME STORY: Beleri i pashpaguar (Pjesa 1)

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edmond (koder rreshen): 30/03/2024 08:53

    Bejleri ishte nje vrase periferik,i cili enderronte megalomanin,per tu ber hero i megalo idheas,dhe kjo vjen si pasoj e mungeses se ndjenjes komtare te Popullit qe ai perfaqeson,dhe pranon asimilimin ! Te kesh nje pushtues i behet hallall sakrificec per te mbrojt territorin dhe identitetin, por te kesh nje popull vemje,te peshtir, sic jan Tosket te cilet urrejn te identitetin e tyre te kuq ,sepse e duan blu ,ky esht hall i madh,sepse ne dit te veshtira dhe te sakrifices,te vrasin mbas shpine per nje pension mujor te dhuruar nga pushtuesit .

    Përgjigju
    • Pena: 30/03/2024 10:33

      Po Nongrata e Vicidolit,Tosk eshte?!!

  • Aboooabooo: 29/03/2024 23:07

    Filloi rehabilitimi i tij...,

    Përgjigju
  • Ani: 27/03/2024 19:29

    Vangjel dule Anastas angjeli Dhe disa gazetare jane ne sherbim te greqise. Dhe nuk ju hyn asnje gjb ne kembe.

    Përgjigju
    • Or tej: 30/03/2024 08:06

      E the drejt qe demin me te madh ja kane bere shqiptaret Shqiperise dhe jo te huajt or teeeejjjjj

    • Trungu: 27/03/2024 23:11

      PO DEMIN ME TE MADH SHQIPERIS NE KTO 34 VITE JA KAN BERE RAMIZ ALIA, SALI BERISHA, EDI RAMA, ÇIFTI META, DHE CA USHTAR TE TYRE..... SKA NEVOJ AS PER SPIYNA GREK,RUS,TURQ,SLLAV,SAUDIT,SIRIAN E KINEZ.... KUSHDO QE KA QENE NE KRYE TE SHQIPERIS KA MENUE PER FAMILJEN E VET.

    • Pjeter: 27/03/2024 20:44

      Po ashtu ligje kemi ne!-tjetri vjedh miliona e miliona euro nga djersa e shqiptareve ,edhe kur e kapin me presh ne dore,i futin nja dy vjet dhe mbaron , e ç'do gje fillon nga e para. Edhe kjo puna e spiuneve,nuk ka nje ligj qe kush punon per sherbimet e huaja ne dem te interesave kombetare,burgim te perjetshem,apo minimumi 20-30 vjet,te shohesh qe mendohen mire para se te marrin iniciativen te behen sipuna,sepse problemi nun eshte vetem per spiunat qe punojne per Greqine por edhe per Serbine,Maqedonine e veriut,Rusine e te tjera,sepse nuk kane frike nga ndeshkimet ligjore shqiptare ne proporcion me demet qe bejne!!

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Lindja e Mesme, Houthi godet cisternën e naftës në Detin e Kuq!Izrael: Negociata të shpejta për lirimin e pengjeve ose hyjmë në Rafah

Lindja e Mesme, Houthi godet cisternën e naftës në Detin e Kuq!Izrael: Negociata të shpejta për lirimin e pengjeve ose hyjmë në Rafah