Fier, hapet ekspozita “Apolo Art Colony 201” për 30 artistë nga 20 vende të botës
Në Fier është hapur ekspozita e pikturës ku kanë marrë pjesë artistë nga 20 vende të botës. Ndërkohë në Lezhë një artist 19 vjeçar ka hapur ekspozitën e tij si autodidakt.
Në galerinë e arteve, Vilson Kilica, në Fier u organizua të shtunën në mbrëmje ekspozita “Apolo Art Colony 201”. Në këtë ekspozitë kanë marrë pjesë 30 artistë nga 20 vend të botës, si Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia , Rusia, Turqia etj.
Gjatë një jave të qëndrimit në rajonin e Fierit, artistët zhvilluan vizita në vende historike dhe turistike duke i pasqyruar këto vlera dhe në punët e tyre.
Organizatori i kësaj ekspozite, Saimir Ahmeti u shpreh se ky është një aktivitet i rëndësishëm dhe një pasuri e madhe për fondin e galerisë së Arteve të Fierit.
Ndërkohë edhe në Lezhë është hapur një ekspozitë pikture mjaft e veçantë dhe që në fakt i përket një talenti të lindur. Vilson Nika, një i ri 19-vjeçar nga fshati Torovicë i cili është prezantuar për herë të parë para publikut me 15 pikturat e tij. Megjithëse vizaton që prej moshës 5 vjeçare, penelin dhe bojrat iu mundësuan vetëm një vit më parë.
S’kam pas shumë mundësi por më kanë sjellë mjete të nevojshme. Kam dëshirë të provoj veten në një konkurs që të shoh në çfarë niveli jam pastaj dua të vazhdoj shkollën e lartë.
Vilson Nika, piktor
Mundësitë e këtij artisti të ri janë të mëdha shprehet mësuesi Klevin Pjetri, i cili edhe identifikoi dhe nxiti të riun.
Vilsonin e identifikova kur pashë disa punime në muret e shkollës. Mendova që është talent i lindur. Çdo talent që lind, ka vetëm 1% talent dhe pjesa tjetër është punë.
Klevin Pjetri, mësues
Prej një viti, Vilson Nikës i janë mundësuar mjete pune dhe kushte që ai të shpalosë talentin e tij. Ai i ka vënë ato në përdorim të mire dhe u prezantua me pikturat e tij me tematikë të miksuar ku dominon subjekti i histories dhe natyrës.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
23.2%
-
Keq
63.2%
-
Nuk e di
13.7%
Vota total: 673
Lajme të tjera
-
Lezhë, myslimanë e katolikë bashkë në festën e 'Shën Markut'
26 Prill, 15:15
-
Të huajt plazh në Shqipëri pa nisur sezoni! Rrëfejnë ‘sekretet’ pse rekomandojnë Darëzezën
26 Prill, 15:12
-
Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat
26 Prill, 08:50
-
‘Shërbim cilësor dhe pastërti!’ Shëngjini “përvesh mëngët” të mos zhgënjejë turistët
25 Prill, 15:09
-
Jetë kulturore në Fier! Çelet sezoni teatror deri në fund të tetorit, në skenë 11 shfaqje
25 Prill, 14:47
-
Lushnjë/ Nusja dhunon vjehrrin për pronën, vihet në hetim
25 Prill, 10:20
-
Shëngjin, rrezikonin të mbyteshin nga dallgët teksa peshkonin, shpëtohen 2 persona nga Policia Kufitare
24 Prill, 16:27
-
I burgosuri me karrocë largohet nga burgu i Shën Kollit: Faleminderit Zotit që ia arritëm kësaj dite
24 Prill, 14:18
-
Përfiton nga amnistia penale, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj: Uroj, askush të mos e provojë qelinë
24 Prill, 13:18
-
Djali i Tom Doshit shkaktoi aksident, por policia e la të ikte, pyetet Drejtori i Policisë Lezhë! Dyshohet se telefonoi shefin e Qarkullimit që ta favorizonte
24 Prill, 11:08
-
E zuri korrenti në aksin Lezhë-Tiranë dhe vdiq, 43-vjeçari po kthehej me biçikletë në shtëpi! Shkeli përcjellësin e zhveshur të ndriçuesit së një biznesi (FOTO)
24 Prill, 08:08
-
FOTO/ Hapet gropë në mes të aksit rrugor Lezhë-Milot
24 Prill, 07:33