Fino: Gati për debat me Dukën
ja si do të veproj me Panucin 

Fino: Gati për debat me Dukën<br />ja si do të veproj me Panucin <br>
Bashkim Fino deklaroi se nëse do të zgjidhet President i FSHF do të rishikojë strukturën organizative të institucionit, ndërsa i sigurt që nuk do të preket është trajneri i kombëtares. “Panucin unë e njoh si futbollist të madh të Interit, Milanit, Realit, Romës dhe më ka impresionuar, duke qenë se jam edhe tifoz i Interit. Më pëlqen që po bën lojë më sulmuese me kombëtaren.

Do të respektojmë kontratën, por do të shikojmë objektivat. Ata të rrinë të qetë dhe unë i kam qejf trajnerët italianë, paçka De Biasi apo Panuci në fund të vitit nuk uronin shqiptarët, por Dukën që të rizgjidhet në krye të federatës”.

Gjatë intervistës në RTSH, Fino zbuloi edhe dy ekipet për të cilat bën tifo. Përpos Interit në Serie A, në Shqipëri ai është me Luftëtarin, ekipin e vendlindjes. “Jam tifoz me Luftëtarin”. Ngacmimeve për raportet me drejtuesit e Partizanit, Fino u është përgjigjur me ironi duke ‘thumbuar’ Dukën. “Unë nuk jam hipokrit që të them jam nga Tirana dhe jam tifoz me Shkodrën”.

Por a është gati Fino për një debat me kreun aktual të FSHF? “Absolutisht unë jam i hapur. Nuk kam problem me asnjë, jo më me Dukën, që e kam dhe do të mbetet miku im”.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm