Flet babai i polices që u plagos në protestë: Dje ishte vajza ime, nesër mund të jetë një tjetër, dhuna është e patolerueshme

TIRANË-Gashi Nuka, babai i efektives së policisë, Ina Nuka, që humbi dy gishtat e dorës nga protesta e dhunshme dje para Kuvendit shprehet se gjendja e vajzës për momentin është e mirë, ndërsa pritet që të transportohet për në Turqi për mjekim të specializuar. Në intervistën për Report Tv, ai thotë së mjekët i kanë dhënë shpresë për gishtat pas ndërhyrjes në Turqi, ndërsa dhunën e cilësoi si të patolerueshme. 24-vjeçarja u plagos dje në tubimin e dhunshëm para Kuvendit, ku banorët e "Astirit" degraduan protestën e tyre në dhunë ndaj policëve (lexo këtu). Nga përplasja u lënduan15 policisë dhe 3 qytetarë, ndërsa 25 persona u shoqëruan. 

Intervista e babait të Ina Nukës
Si është gjendja e vajzës suaj?
Gjendja po përmirësohet për momentin. Ka dhimbje, por është më mirë. Problemi është te gishtat, i janë këputur dy gishta

Çfarë iu kanë thënë mjekët?
Na kanë dhënë një fare shprese, por jashtë vendit në Turqi

Kur do të niset?
Nga momenti në moment, sapo të jetë gati

Çfarë iu tha kryeministri?
Komunikoi bashkëshortja, tha që do të bëjmë çfarë është e mundur për vajzën që të rregullojmë gishtat sikur i pati. Jemi me shpresë

Si e gjykoni atë që ndodhi dje?
Dhuna është e patolerueshme. Mesazhi im është që të mos ndodhë më ajo ndodhi, pasi dje ishte vajza ime, nesër mund të jetë një tjetër. Kushdo ka të drejtë për protestë 24 orë non stop, por pa dhunë.

Kush mendoni se është përgjegjës?
Nuk kam çfarë të them, nuk bëj njeri përgjegjës, pasi nu kam parë gjë si ndodhi ngjarja

Xhaxhai i polices: Mbesa u godit nga keqbërësit në krye të detyrës
Ndërkohë xhaxhai i efektives së policisë Ina Nuka u shpreh se lajmin për mbesën e mori nga mediat. Arif Gjini shprehet se Ina ishte në krye të detyrës për të mbrojtur institucionet e shtetit kur u sulmua. Gjini i cilësoi autorët si keqbërës që duhet të marrin dënimin e merituar për ngjarjen.

Si është gjendja e Inës?
Gjendja është në përmirësim, kërkohet një ndihmë më e specializuar mjekësore dhe shteti ka vendosur për ta nisur në Turqi. Presim për ta nisur...

Si e morët lajmin dje?
Lajmin e morën nga media. Në protestë pjesa e komunitetit të banorëve që u shemben banesat u vërsul drejt parlamenti dhe mbesa ishte me shërbim për të mbrojtur institucionet e shtetit. Njerëz keqbërës që nuk kanë lidhje me shtetin goditën punonjësen në krye të detyrës. Shteti do të vendosë për ndëshkimin e autorëve të kësaj tragjedie që është shkaktuar.

A ishte përballuar më parë ina me situata të tilla?
Ka katër vite që punon në polici, ka qenë përballuar me raste të tjera, por jo të këtij karakteri. Momenti e solli të marrë një goditje për shkak të detyrës. Presim që pas orës 14:00 do të bëhet lëvizja me avion

Si është gjendja psikologjike?
Gjendja psikologjike e Inës është e lartë, ne jemi krenarë për moralin, por shkalla e dëmtimit është e arsyeshme, por shpresojmë që të përmirësohet

Si po e përjetojnë familjarët?
Kjo është fatkeqësi dhe punonjësja e policisë e ka risk përballjen me njerëz të tillë. Ne i kemi të gjitha parasysh derisa ka filluar edhe në polici.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • [email protected]: 23/11/2018 15:13

    Me vjen keq per vajzen tuaj dhe uroj te sherohet sa me shpejt, po ato policet ne skafandra dhe me veshje anti plumb pse rrinin ne rrjesht mbrapa dhe vajzen tuaj e cuan si mish per top perball me protestuesit. Protestat nuk dihen si mund te shkojne ne ter boten hedhin sende te forta dhe shishe molotov jan rreziqe te punes , por faji eshte i Shefit te tyre qe duan te bejn viktimizim te policeve femra vajzen e shkret e cuan mish per top.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet panairi ditët e bujqësisë në Lushnje! Mbledh aktorët më të rëndësishëm të bujqësisë në vend dhe rajon

Rikthehet panairi ditët e bujqësisë në Lushnje! Mbledh aktorët më të rëndësishëm të bujqësisë në vend dhe rajon