TIRANË- Flori Mumajesi është fituesi i edicionit të 20-të të Këngës Magjike. Kantautori është votuar maksimalisht nga kolegët duke u renditur i pari me këngën e tij ‘Plas’.

Vendin e dytë e zuri dyshja Aurela Gaçe dhe Eli Fara me këngën “Zemra Rratatata”, ndërsa vendit i tretë u rrëmbye nga Fifi dhe Mc Kresha me këngën “Psikopatia ime”.

Lista e plotë të fituesve në festivalin “Kënga Magjike 2018”:

  • Çmimi i Televizionit Klan – Klajdi Haruni
  • Çmimi për artistin/en më të mirë – Ëendi Mancaku
  • Çmimi ‘Çesk Zadeja’ – Erik Lloshi
  • Çmimi stil – Rovena Dilo dhe Onati
  • Çmimi Euro Trend – Manuel Moscati dhe Matteo Becucci
  • Çmimi i produksionit Jon Music – Kejsi Tola
  • Çmimi i kritikës – Rozana Radi
  • Çmimi ‘Magjia e parë’ – Olsi Bylyku dhe Lorenc Hasrama
  • Çmimi i RTV21 – Ardit Çuni dhe Daniela Toçi
  • Çmimi ‘Best to invest’ – Krusita
  • Çmimi EtnoTrend – Artiola Toska dhe Bruno
  • Çmimi i Interpretimit – Era Rusi
  • Çmimi për Baladën më të mirë – Flori Mumajesi
  • Dueti më i mirë – Flori Nazifi dhe Inis Neziri
  • Kënga hit – Aurela Gaçe dhe Eli Fara
  • Më të votuarit në ueb-faqe – Fifi dhe MC Kresha
  • Grupi më i mirë – Revolt Klan
  • Vokali më i bukur femëror – Venera Lumani
  • Vokali më i mirë mashkullor – Mentor Haziri
  • Performanca më e mirë – Ronela Hajat