Fotot/ Brenda festës së tatuazheve mafioze të Yakuzas japoneze

Fotot/ Brenda festës së tatuazheve mafioze të Yakuzas japoneze

Nje nga pjesmarreset ne feste

Gra dhe burra të shumtë japonezë kanë dalë nëpër rrugë me të mbathura për të shfaqur trupat e tyre të mbushur me tatuazhe të stilit të yakuzas në një prej festivaleve më popullorë në Tokio.

Festivali Sanja Matsuri, në periferinë veriore të Tokios Asakusa, bëri që rreth dy milionë njerëz të dilnin nëpër rrugë në celebrimin vjetor të themeluesve të tempullit lokal Sensoji.

Çdo vit, një paradë besimtarësh që mbajnë me vete shenjtorë portativë ose ‘mikoshi’ nëpër lagje gjatë eventit tre-ditor, përkujton periudhën Edo.

Pavarësisht se është një prej festivaleve më tradicionale të qytetit, Sanja Matsuri ka famën e të qenit shumë e populluar dhe u jep shansin njerëzve të dëshpëruar të shoqërisë që të afrohen dhe të ndërveprojnë.

Ndërmjet tyre ka mjaft gra dhe burra që shfaqin stoikë tatuazhet që lidhen shpesh me Yakuzan, organizata famëkeqe mafioze japoneze.  

Tatutë e Yakuzas shpesh e mbulojnë të gjithë trupin nga gryka deri te thembrat.

Tatutë në stilin e Yakuzas nuk shihen me sy të mirë nga pjesa më e madhe e shoqërisë japoneze dhe shumë mjedise publike i ndalojnë shfaqjen e tyre në përpjekje për t’i dekurajuar të rinjtë që t’i bashkohen asaj.

Festivali dhe parada e Sanja Matsuri, që zhvillohet në javën e tretë të majit çdo vit, mendohet se sjell fat, bekime dhe prosperitet për zonën e Asakusas dhe për banorët e saj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vargje kundër regjimit, Irani dënon me vdekje reperin

Vargje kundër regjimit, Irani dënon me vdekje reperin