Sot ministrja e Arsimit njoftoi dy vendime të rëndësishme. E para, anulimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për tarifën shtesë për provimet e mbartura. E dyta, ngritjen e grupit të punës me përfaqësues të këshillave studentore dhe universiteteve për të diskutuar të gjitha kërkesat e paraqitura nga studentët.

Mirëpo, pavarsisht se shumica e studentëve duartrokitën vendimin e ministrisë, një grusht mbështetësish të PD dhe LSI qëndruan përpara ministrisë, duke tentuar kështu përdorimin e protestës për përfitime politike.

Përtej kreut të FRPD, Belind Këlliçi dhe organizatorëve të tjerë të LRI, bie në sy edhe Sekretari i Burimeve Njerëzore për LRI, Gaetano Doçi.

Doçi i cili proteston me gjasme për studentët, në fakt i ka mbyllur studimet master.

Por, jo vetëm kaq. Ai është i njohur edhe si shoqërues i Kryemadhit në protestën e zhvilluar para disa muajsh përpara Parlamentit, ku atë ditë zonjën Monika turma desh e vuri përpara, e u desh që të ndërhynte policia dhe Doçi që të dilte paq./Lexo.al