Gazetarja e Le Iene rrëfen kancerin/
S’e kam për turp që mbaj paruke

Gazetarja e Le Iene rrëfen kancerin/<br />S’e kam për turp që mbaj paruke<br>
Gazetarja Nadia Toffa i ëhstë kthyer prezantimit të emisionit Le Iene pas kaluarit të gjatë të betejës kundër kancerit.

Ajo ka vendosur të tregojë dy muajt e fundit pas sëmundjes, duke shpjeguar natyrën e pathologijsë së saj.

"Kisha kancer. Në këto muaj u kurova:.. Fillimisht një operacion, pastaj kimioterapia dhe terapia me rrezatim. Ndërhyrja e ka hequr të gjithë tumorin, por nuk ishte një qelizë e vogël dhe mbeti kështu që unë duhet të ndiqja këshillat e mjekut dhe ndoqa trajtimin e planifikuar. Kjo është e gjitha: më 6 shkurt përfundova radion dhe kemion".

“Hijenat” Nicola Savino dhe Matteo Viviani, së bashku me Nadia Toffa-n në kohën e rrëfimit, u tronditën dhe i qëndruan pranë. Prezantuesja vazhdoi historinë e saj: "Askush nuk e dinte. Kam menduar shumë për këtë moment ... Mes nesh nuk ka patur gjithmonë sinqeritet,.", tha ajo, duke iu drejtuar të pranishmëve.

Nicola Savino e pyeti nëse sëmundja që ajo kishte në dhjetor në një hotel në Trieste kishte lidhje me tumorin. Nadia Toffa përgjigjet: "Fati qe që pasi më ra të fikët bëra një bizit dhe një kontroll të plotë”. Por dua t’i siguroj të gjithë: "Tani jam mirë dhe në krahasim me atë që ka ndodhur me mua unë mendoj se nuk ka absolutisht asgjë për t'u turpëruar që, në fakt unë kam humbur vetëm disa kile dhe nuk kam turp edhe për faktin se mbaj një paruke. Këto nuk janë flokët e mi. Unë nuk e fsheh se ka pasur kohë të vështira. Kur shesh xhufkat e para të flokëve që të mbeten në dorë, ky është një moment shumë i rëndësishëm. Më erdhi në mendje Gabriella, vajza nga Taranto që më kishte thënë se sa kishte vuajtur pasi i kishin rënë flokët pasi ishte sëmurur. Gabriella të falënderoj sepse të mendova dhe thashë: nëse ia del një vocërrake si ti, atëhere mund t’ia dal edhe unë!”.

Ajo foli më pas edhe në emër të pacientëve me kancer, dhe bëri një apel:. "Shpesh ka një tendencë që të ketë një delikatesë të caktuar ndaj personit që ka pasur kancer. Në vend të kësaj unë kërkoj normalitet , pra vazhdoni talluni me mua, bëni gjithçka sikur nuk ka ndodhur asgjë, sepse pa dashje mund të më lëndoni. Nëse dikush më takon në rruhu dua të më trajtojë si gjithmonë”.  

Toffa bëri prezantimin e saj të parë për 2018-n për Le Iene, me buzëqeshjen karakteristike.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Arne Slot e konfirmon: Dua të jem trajner i Liverpoolit, klubet po negociojnë

Arne Slot e konfirmon: Dua të jem trajner i Liverpoolit, klubet po negociojnë