Genova/ Historia prekëse e Gianluca-s, e dashura shtatzanë: Kishte mbetur i varur në rrënoja, ja pse nuk u dorëzua

Genova/ Historia prekëse e Gianluca-s, e dashura shtatzanë: Kishte mbetur i varur në rrënoja, ja pse nuk u dorëzua

Operacioni i shpëtimit të Gianluca-s

Itali- Vazhdojnë ende kërkimet për të shpëtuar nën rrënojat e urës së Genovas, nga rrëzimi i të cilës 39 persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe fëmijë.

Gjatë operacionit të shpëtimit, zjarrfikësit kanë nxjerrë të gjallë nga rrënojat edhe Gianluca-n, një biznesmeni 28 vjeçar, i cili ka rënë nga 40 metra lartësi gjatë rrëzimit të urës.

Operacioni i shpëtimit të Gianluca-s

Për mediat italiane ka folur e dashura e tij, e cila ishte edhe 8 muajshe shtatëzënë. Sipas saj, Gianluca nuk u dorëzua sepse donte të shikonte lindjen e djalit të tij.

Makina e tij kishte mbetur e varur diku nën rrënoja, nëse lëvizte do të rrëzohej dhe pasojat do të ishin fatale. Unë besoj se Gianluca u tregua i fortë dhe mbijetoi vetëm për të parë djalin e tij të lindte. Edhe pse në gjendje të keqe, ai ia doli por për fat të keq kolegu i tij jo.

Është shprehur e dashura e Gianluca-s

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale