Gjirokastër, banorët e fshatit Valare
protestë për energjinë elektrike

Gjirokastër, banorët e fshatit Valare<br />protestë për energjinë elektrike<br>
Gjirokastër-Banorët e fshati Valare kanë dalë në protestë për shkak të mungesës së energjisë elektrike që prej disa ditësh. Banorët janë shprehur për Report Tv se paguajnë rregullisht faturat e energjisë dhe nuk ka arsye pse të ndërpriten disa herë në ditë duke shkaktuar probleme për banorët e fshatit.

“Sot e kanë ndërprerë energjinë elektrike 20 herë, ndërkohë që jemi të rregullt me pagesat, ne kërkojmë të merren masa, nuk dimë ku të gjejmë të drejtën tonë, kemi disa ditë që protestojmë,” tha një banor i fshatit Valare.

 

 

“Punonjësit e nënstacionit nuk na japin zgjidhje thonë se varen nga fieri ndërsa ne duam zgjidhje të këtij problemi sa më para, jemi pa energji elektrike edhe tani që jemi duke folur bashkë, i sjelli pak minuta dhe i heqin, janë djegur pajisjet elektro-shtëpiake, askush nuk do t’ia di për ne,” u shpreh një tjetër baror.

“Ne jemi shumë të rregullt si qytetarë për sa i përket pagesave, defekti krijohet te ish-fusha e aviacionit. Do të bllokojmë rrugën nacionale Tepelenë-Gjirokastër  deri sa të jepet zgjidhje problemit tonë,” tha Vladimir Proko kryeplak i fshatit Valare.

Banorët e fshatit Valare janë shprehur se ndërprerja e herë pas hershme e energjisë elektrike, i ka lënë në errësirë për disa ditë, madje u ka shkaktuar dëme për pajisjet elektro-shtëpiake. Ata kërkojnë të zgjidhet problemi sepse janë pagues të rregullt të energjisë elektrike.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)