Gruevski arratiset edhe nga Hungaria, media bullgare: Mund të fshihet në Rusi ose Turqi

Ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski është larguar nga shteti në të cilin kishte kërkuar së fundmi azil politik, Hungari.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia bullgare e lajmeve “Focus”.Po sipas saj, Gruevski mund të jetë larguar drejt Rusisë ose Turqisë me aeroplanin e oligarkut të afërt me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

Ish-kryeministri i Maqedonisë ka kaluar kufirin maqedonas me një pasaportë të rremë gjatë natës dhe ka hyrë e ka dalë në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria më datë 11 nëntor, për t’u pranuar më pas në ambasadën e Hungarisë. Asokohe Gruevski nuk ishte i shpallur në kërkim. Urdhri ndaj tij do të jepej vetëm dy ditë më pas, më datë 13 nëntor. 

Gruevski  ka kërkuar nga Hungaria azil politik dhe lajmi është bërë i ditur nga vet ai përmes një postimi në llogarinë e tij personale në rrjetin social "Facebook". Më pas, kabineti i kryeministrit hungarez Viktor Orban njoftoi se kërkesa e tij ishte pranuar për t'u konsideruar, për shkak të viteve të tij si kryeministër dhe në sajë të rrethanave të sigurisë. 

Nikolla Gruevski akuzohet në vendin e tij për shpërdorim detyre, konkretisht për blerje votash dhe për blerjen e një makine tip "Armored Mercedes" me vlerë 600 mijë euro. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 17/11/2018 16:22

    E kam thene me heret qe ka gishte rusia ne kete rast, shkoi ne Turqi apo Rusi njejte eshte ,te dyja shtetet po bejne politike si ne mesjete per te arritur qellimet e tyre ne Ballkan por ju ka rene sopata ne cung te forte dhe kane mbetur si te dhje...si do qe te jete kjo eshte prape nje autogol per shtetin Maqedonas. Nje ish Kryeminister iken nga vendi i tij dhe ndjeket si kriminele.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Prag sezoni turistik, dezinsektimit do të nisë nga Shkodra! Koçiu: Gati për sezonin! Brci: Në kohën e duhur

Prag sezoni turistik, dezinsektimit do të nisë nga Shkodra! Koçiu: Gati për sezonin! Brci: Në kohën e duhur