Gjykata Civile e Tiranës rrezoi kërkesën e Gazment Bardhit dhe disa deputetëve të tjerë për çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike zyrtare. I ftuar në “Repolitix” në Report Tv avokati Përparim Çaça e konsideroi lëvizje për konsum politik, duke theksuar se i rëndësishëm është vendimi i Gjykatës së Apelit për vulën e PD.
“Procesi kryesor është ai në apel që i vë vulën vulës. Të gjithë akrobacitë qoftë edhe gjyqësore për konsum politik nuk shërbejnë për asgjë. Derisa të kemi një vendim përfundimtar në regjistër të partive politike është ai zotëria”, tha Çaca.
Një skenar të ri shpalosi ish deputeti Halit Valteri, i cili tha se Basha dhe Bardhi janë bashkë.
“Nëse Rithemelimi është Bardhi dhe Berisha atëherë e merr Basha dhe Bardhi. Berisha është në ballkon. Basha është PD zyrtare paçka se e ka nxjerrë babai nga shtëpia, por ka çuar çunin kopil te babai për ti mbushur mendjen që t’i marrë partinë. Këta të dy janë bashkë, bardhi nuk do e lërë Berishën që të krijojë sigël tjetër dhe do bashkohen te Basha.”.
Në përpjekje për ta delegjitimuar, analisti Arben Meçe tha se Bardhi dhe Berisha po e legjitimojnë Bashën.
“Me këtë gjyq Bashës i lind e drejta të bëjë dhe kërkesë për largimin e foltoren. Çdo kërkesë e tyre për të delegjitimuar Bashën, ra. Basha me këto vendime gjyqi i merr zyrat. Por ajo që i vë vulën përfundimtare është fryma e Gjykatës së Lartë që ia kaloi çështjen Apelit. Pika e përçarjes në PD është Berisha.”
“Me strategjinë e tij Bardhi tentoi të bënte të pamundur legalisht rizgjedhjen e zotit Basha. Strategjia e bardhit ishte të pranohej dorëheqja publike e Bashës”, shtoi analisti Redi Varaku.
Lajmi kryesor:
Veliaj në SPAK, Valteri: Nuk mu duk i shqetësuar! Protesta? S’trembemi nga Gaz Bardhat! Analisti: Kryebashkiaku, lojtar i fortë
B.K/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?
-
Po
10.3%
-
Jo
85.9%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 5738
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Veliaj në konferencën e Straife, me temë 'Trendet e Reja në Bashkimin Europian': Sot në Shqipëri bëhet më lehtë biznes! Fokusi ynë, arsimimi digjital i të rinjve dhe të rejave
20 Maj, 20:07
-
Dita Botërore e Bletëve, Presidenti Begaj dhe Veliaj vizitë në kopshtin 'Dielli'! Kryebashkiaku: Kemi transformuar 101 kopshte e çerdhe në 8 vite
20 Maj, 14:41
-
Nga takimet zyrtare te prezantimi i TEDA Tirana, Veliaj përmbyll vizitën dy ditore në Japoni: Më shumë bashkëpunime në biznes, turizëm dhe politikë
19 Maj, 20:47
-
Kryebashkiaku Veliaj takon komunitetin shqiptar në Japoni: Kyç për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve
19 Maj, 13:26
-
Veliaj në Japoni, pritet nga kryetarja e Bashkisë së Tokios: “Një mike e mirë dhe promotore e inovacionit”
18 Maj, 18:25
-
Veliaj vizitë në Tokio, do përfaqësoj presidencën e B-40, si dhe takime me kryetaren e bashkisë dhe një grup deputetësh
18 Maj, 11:09
-
Dosja e inceneratorëve, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi 3 orë në SPAK: Të gjithë duhet të jemi në dispozicion të drejtësisë
17 Maj, 13:39
-
Shfaqja e parë në kinema 'Maks Velo', Veliaj: 'Do gjallërojë jetën në Laprakë! Investimet e bashkisë njësoj si në qendër, edhe në periferi
15 Maj, 13:27
-
Sondazhi i Institutit Ndërkombëtar Republikan (SHBA): Politikani më i votuar, Rama, i dyti vjen Veliaj
14 Maj, 22:17
-
Java Kulturore Franceze/ Për herë të parë në Tiranë teatri mbi ujë 'Fous de Bassin dhe Ilotopie' nesër te Liqeni Artificial
14 Maj, 21:45
-
Veliaj pret CEO-n e AADF, Michael Granoff: Dy projekte të reja për edukimin digjital! Ambicia ime, Tirana kryeqyteti digjital i Europës Juglindore
14 Maj, 15:15
-
Takimi i Ramës me shqiptarët në Athinë, Meçe: Mbizotëroi fryma e krenarisë shqiptare! Korreshi: Asgjë historike, u mbush me punëtorë bashkish
13 Maj, 17:55