Harrojeni të kërkoni azil në Suedi, ka
një mënyrë tjetër për të punuar atje
 

Harrojeni të kërkoni azil në Suedi, ka<br />një mënyrë tjetër për të punuar atje<br /> 
Edhe pse ka pak shanse që Suedia të pranojë azilantë nga Shqipëria ekziston mundësia e aplikimit për vizë pune.

Instituti Suedez publikon në faqen e tij, disa këshilla të dobishme që do të lehtësojnë kërkimin për punë dhe zhvendosjen në Suedi.

Dërgoni një CV dhe një letër motivimi në mënyrë elektronike në një nga kompanitë që doni të punoni dhe kompania më pas do të përzgjedhë aplikantët që do të intervistohen.

CV duhet të jetë një deri në dy faqe e gjatë dhe të përfshijë  përvojën e punës tuaj, studime, arritjet apo çmime, aftësi të veçanta dhe referencat.

Intervista juaj e parë mund të bëhet me anë të telefonit ose video­konference, ose mund të ftoheni në vend.

Gjatë intervistës, punëdhënësi duhet t’ju njoftojë se cila do të jetë pjesa tjetër e procesit të rekrutimit dhe në varësi të fushës ose pozicionit mund të duhen disa intervista ose plotësimi i një testi.

Pas intervistës tuaj, punëdhënësi do të lidhet me ju për t’ju vënë në dijeni nëse jeni zgjedhur për këtë punë dhe nëse keni një ofertë pune, hapat e ardhshëm do të varen nga kombësia.

Qytetarët nga vendet jashtë BE­-së kanë nevojë për një leje pune për të punuar në Suedi.

Që të kualifikoheni për një lejë pune duhet të merrni një ofertë nga një punëdhënës suedez dhe duhet të aplikoni për leje përpara se të hyni në Suedi.

Agjencia e Migracionit e merr në konsideratë aplikimin dhe ju informon për vendimin. Më pas dorëzohen të dhënat për vizën dhe lejen e qëndrimit.

Profesionet që kërkohen më shumë janë specialistë, teknikë, shërbime, kujdes, shitje si dhe profesione menaxheriale etj.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat

Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat