POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Harrojini rastat, Rona Nishliu u martua dhe ka ndryshuar krejtësisht (Foto)

Këngëtarja Rona Nishliu

Të gjithë e mbajnë mend zërin voluminoz që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion ne vitin 2012. Kënga “Suus” dhe refreni me fjalët “më lini të qaj…” u dëgjua në të gjithë botën. Mirëpo përveç zërit ajo që e veçonte këngëtaren Rona Nishliu nga të gjithë të tjerët ishin edhe flokët rasta që ja shikonim gjithmonë të mbledhura.

Mirëpo ato kohëra kanë mbaruan për Ronën pasi këngëtarja ka ndërmarrë një hap të madh. Ajo ka kurorëzuar dashurinë e saj me Fiorin, me të cilin është i lidhur prej 5 vitesh. Dyshja u njohën në vitin 2013, dhe u fotografuan shumë herë së bashku pavarsisht se Nishliu nuk foli kurrë publikisht për lidhjen e saj.

Rona Nishliu bëhet nuse 

Ka qenë make-up artisti ai që ka publikuar fotot e Ronës nuse dhe bie në sy ndryshimi total i këngëtares. Me flokët të prera deri në qafë, me onde dhe një grim krejtësisht natyral, këngëtarja duket se është bërë tjetër njeri! Gjithsesi jetë të lumtur çiftit.

fl.mi.
Komento