HEC-i në Valbonë, Administrativja rrëzon padinë e disa banorëve

HEC-i në Valbonë, Administrativja rrëzon padinë e disa banorëve

Gjykata Administrative

Gjykata administrative rrëzon padinë e disa banorëve të Tropojës që kundërshtojnë ngritjen e hidrocentralit në Parkun Kombëtar të Valbonës. Nën shoqatën “Toka” banorët kishin paditur vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit ku kërkohej anulimi i lejes dhënë për ndërtimet në Dragobi.

Edhe më parë e njëjta gjykatë ka rrëzuar padinë e banorëve për pezullim punimesh, ndërsa pas vendimit banorët u shprehën se do të ankimojnë në Gjykatën e Apelit.

Pak javë më parë për të ndarë shqetësimin e banorëve dhe dialogun e tyre me përfaqësues të qeverisë shqiptare aktivitetit të shoqatës “Toka” iu bashkua dhe ambasadori amerikan Donal Lu në Tropojë. Vendimi i Administratives i hap rrugë "Gener 2" për ndërtimin e HEC-it në Valbonë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Aksidentoi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdia, Prokuroria e Vlorës kërkon 15 vite burg për ish-policin Arjan Tase

Aksidentoi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdia, Prokuroria e Vlorës kërkon 15 vite burg për ish-policin Arjan Tase