Hemorroidet, si t’i shërojmë pa bisturi
për dy orë. Tani edhe në Tiranë

Hemorroidet, si t’i shërojmë pa bisturi<br />për dy orë. Tani edhe në Tiranë
TIRANE -  Mënyra e jetesë ka bërë që të rritet numri i të prekurve nga hemorroidet dhe për shumëkënd ato sjellin shqetësime dhe dhimbje të padurueshme. Bisturia ka qenë e vetmja mënyrë të spitalet tona për t’i hequr dhe për të shpëtuar prej tyre. Por kirurgu grek, Sotirios Gavriil thotë se tani bisturia në vendet evropiane po bëhet më pak e përdorshme. Dhe sipas tij ka një zgjidhje pa bisturi edhe për hemorroidet.

“Teknika Lord është një teknike që rivendos në vendin fiziologjik  sfinkterin dhe si rezultat rregullon jashtëqitjen. Hemorroidet e nekrotizuara është e domosdoshme të hiqen me gërshere me ultrarezonancë”, shpjegon mjeku grek Gavriil i cili një herë në javë i bën këto ndërhyrje dhe në Tiranë. Sipas tij, me tekniken Lord ripërsëritjet dhe komplikacionet në krahasim me metodat me bisturi dhe qepje janë shumë më të pakta.

Por çfarë janë hemorroidet dhe pse shtohet çdo ditë numri i të sëmurëve?

“Janë vena të zakonshme (plexus venoz) rreth kanalit anal të cilat  nga shkaqe te ndryshme kur rritet presioni në sistemin venoz, zmadhohen dhe shpesh herë nga spazma e sfikterit anal ndrydhen, infektohen, nekrotizohen, trombozohen dhe kështu shkaktojnë dhimbje, hemorragji mbas defekimit si dhe erozione sipërfaqesore të kanalit anal (fisura)”, shpjegon kirurgu Sotirios Gavriil.

Ndërsa për shkaqet e sëmundjes ai shton se “hemorroidet janë pasoje e mënyrës së sotme të jetesës, si jete sedentare, mënyra e gabuar e ushqyerjes, etj”.

Ç’ka e bën të ndryshme mënyrën e ndërhyrjes Lord nga ajo klasikja me bisturi?

Kirurgu thotë se kjo lloj ndërhyrje bëhet  me narkoze të lehtë, zgjat pak kohë ,nuk ka dhimbje dhe për 1-2 ore i sëmuri largohet nga spitali. “Me teknikën Lord  pacienti të nesërmen e ndërhyrjes i kthehet veprimtarisë së përditshme”, përfundon ai. (r.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm