POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

"A më njeh", humbi prindërit dhe të motrën, Manjola surprizohet nga xhaxhai që kishte 13 vite pa e parë

Momenti kur Manjola takon xhaxhain e saj

Të gjithë bëjmë plane për mënyrën se si duam të jetojmë, por jo pak raste rrugët e jetës janë të paparashikueshme dhe të çojnë drejt labirinteve pa dalje.e njëjta gjë i ka ndodhur edhe Manjolës. Ajo humbi mamanë e saj dhe pas tre ditësh humbi edhe gjyshen., kur ishte vetëm një fëmijë.

Pak vite më vonë, zemra e Manjolës do të bëhej sërish copash teksa i ati ndërroi jetë dhe më pas e motra. Për Manjolën, kujdeseshin gjyshërit nga ana e mamit dhe me xhaxhain kishte humbur të gjithë kontaktet pasi ishte martuar. Sot në studion e “Ka një mesazh për ty”, ka ardhur Merita, kushërira e saj, e cila ka shumë dëshirë të surprizojë babain e saj, që ka 13 vite pa e parë mbesën e tij, shkruan tvklan.

“Kur vdiq xhaxhi, Klodiana ishte 12 vjeç, ndërsa Manjola ishte më e vogël se 10 vjeç. Më pas i morën gjyshërit nga ana e mamasë. Vazhduan vitet, babai shkonte gjithmonë tek mbesat e tija, i ndihmonte me aq sa kishte mundësi. Në vitet 90 ne jemi larguar në Sarandë, babai im merrej me ndërtim, bleu vendin dhe ndërtoi shtëpi. Babi gjatë gjithë kohës kujdesej për vajzat. Kaluan vitet edhe ato u rriten u martuan. Klodiana është martuar në Korçë, me pas u martua dhe Manjola një Pogradec. Klodianës në moshë të re ju shfaq një sëmundje e rëndë dhe ka ndërruar jetën në moshën 29 vjeçare. La 3 fëmijë të vegjël. Babai shkonte shpesh tek Manjola. Unë herën e fundit që e kam takuar Manjolën nuk e njoh, pasi kam 13 vite që nuk e kam parë dhe nëse e shoh në rrugë nuk e njoh. Manjola është amaneti i babait tim,”- tha Merita.

“Nusja e vëllait mori dhe nënën time. Ishtë një ngjarje shumë e rëndë brenda tre ditësh humba kunatën dhe më pas nënën, e cila ishte e sëmurë. Me mbesën kam 13 vite që nuk jam takuar. Më ka marrë malli Ardit,”- u shpreh Bajrami.

Ndërkohë Manjola kishte qenë në studio gjatë gjithë kohës dhe zbriti në skenë për t’i përqafuar të dy. Por Manjola e tha hapur se nuk ishte shumë lumtur.

“Gjithë këto vite ne prisnim dashurinë e tyre. Njerëzit që më kanë rritur, daja nuk ka thënë kurrë që të mos vinte xhaxhai. Daja dhe nusja e tij më kanë rritur, më kanë martuar. Xhaxhai ka ardhur vetëm njëherë dhe halla. Ata nuk më kanë dhënë aq dashuri. Unë isha e vogël dhe nuk i njihja. Kam qenë në Sarandë vetëm një herë dhe halla vetëm një herë ka ardhur,”- rrëfeu Manjola.

fl.mi.
Komento