Mbrëmjen e së dielës u përballën në “San Siro” Milan dhe Inter, një ndeshje kjo e shumëpritur për Derby-n , mes dy skuadrave italiane, e cila përfundoi me një fitore të djemve të trajnerit Luciaoni Spatellit. Ndeshja është zhvilluar e balancuar në gjysmën e parë,nderkohë që pjesa e dytë e lojës , ka nxehur dy krahët duke shënuar një lojëtë mirë për të dy skuadrat në ndeshjen e fundit.
Kujtojmë, që Interi ka pasur një fillim impresionues për këtë sezon, duke fituar së fundmi gjashtë ndeshje radhazi dhe këtë rradhë kur të gjithë duket se parashikonin barazim ka mjaftuar një gol i lojtarit të skuadrës së Interi Icardi në minutën e 90′,për të bërë diferencën .
Matteo Salvini Ministri i Brendshëm i Italisë, i cili njihet si një nga tifozët më të zjarrtë të kuqezinjve, duket se ka mbetur shumë I zgenjyer nga rezulatati e ndeshjes. Përmes një statusi ë rrjetin e tij social ne Tëiiter i zemëruar me humbjen e skuadrës së tij të zemrës dhe sidomos me portierin Donarumma të Milanit .
“Kur ju nuk luani për të fituar, ju keni humbur tashmë,”- shkruan ministri italian Salvini në twitter.
Sipas mediave vendase duke ia kaluar përgjegjësinë Donarumma në formacionin e skuaderes se MIlani Salvini është shprehur se nëse do të ishte ai trajner futbolli, do ta linte atë në stol tek ekipi i të rinjve për 10 ndeshje të ardhshme.
“Mund të jesh më dobët fizikisht, teknikisht, por derbin duhet ta luash për të fituar, nuk mund të luash në atë mënyrë.Pastaj . Donarumma? Do ta lija në stol te ekipi i të rinjve për 10 ndeshjet e ardhshme,”- ka thënë Matteo Salvini.