I fshehur mes blloqeve me kashtë, Report Tv pranë laboratorit të kanabisit në Fier

I fshehur mes blloqeve me kashtë, Report Tv pranë laboratorit të kanabisit në Fier

Laboratori gjigant në fshatin Mbrostar të Fierit ishte i ndërtuar në mes të një blloku me kashtë. 

Trafikantët kanë gjetur vendin më të përshtatshëm për ndërtimin e punishtes, për të mos rënë në sy dhe vijuar të qetë aktivitetin kriminal. Report Tv mbërriti mëngjesin e sotëm pranë laboratorit me sipërfaqe prej rreth 300 metra katror.    

Brenda magazinës dallohen llambat që përdoren për rritjen e bimëve të kanabisit. Gjithashtu ishte montuar edhe një sistem aspirimi me të gjitha tubacionet, si dhe freskuese të vogla që bëjnë tharjen e bimës. Rrjet elektrik, pompa dhe tela për të tharë bimët e kanabisit ishin vendosur brenda magazinës. 

Burime Policore thanë për Report TV se fillimisht magazina është pikasur nga një oficer policie. Banorë të fshatit Mbrostar e kanë parë këtë polic dhe uniformat blu kanë vendosur për të ndërhyrë pasi I trembeshin rrjedhjes së informacionit. 

Pronari i magazinës Vladimir Çillotaj është një emër i njohur për Policinë. Ai është arrestuar më parë për vjedhje të naftës Bruto të Albpetrolit, bashkë me shefin e postës policore Patos. Gjithashtu Vladimir Çilotaj është arrestuar edhe për shkak të rrëmbimit të një vajze.


Lajmi kryesor:

VIDEO/Zbulohet laboratori gjigant i drogës në Fier, sekuestrohet gomonia 12 m e gjatë


  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Amnistia/ Lirohen 780 të dënuar, Manja nga burgu i Rrogozhinës: Merruni me punë të ndershme, mos e ktheni më kokën pas

Amnistia/ Lirohen 780 të dënuar, Manja nga burgu i Rrogozhinës: Merruni me punë të ndershme, mos e ktheni më kokën pas