POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Konferenca Përkujtimore/'I përbotshmi, bamirësi, filantropi Vangjel Zhapa nga Labova shqiptare'

Anëtarët e shoqatës Atdhetare-kulturore 'Odria'

Nga Thanas Meksi

Anëtarët e Shoqatës Atdhetare-Kulturore “Odria” të Rrëzës së Tepelenës u mblodhën pak ditë më parë në Tiranë, në “Dilo-Hotel”,  në konferencën a historike “I përbotshmi, bamirësi, filantropi Vangjel  Zhapa”, “Nderi i Kombit".  Në këtë veprimtari referuan historiani Thanas Meksi dhe stusiuesit Prof. Dr. Fedhon Meksi e Prof.Dr, Lluka Heqimi. Asistuan  znj. Artemisi Malo, zëvendëministre e MEPJ, zotërinjtë Rustem Peçi, Kryetari i  Komitetit të Veteranëve të LANÇ, Odise Porodini, Sekretar i Përgjithshëm i kësaj organizate kombëtare, zoti. Andrea Dilo biznes- meni  që  sponzorizoi aktivitetin, shkrimtarë, mjekë, poblicistë etj.

Në Labovë të Zhapës bamirësia është e shek, XIX, në fillimet e tij dhe lidhet me emrat e xherahëve, mjekëve  popullorë që ishin të pranishëm gati në çdo shtëpi. Më vonë mjekët labovitë me emër, veçanërisht të fisit Meksi, Panajoti e Kondili sollën mirësira të mëdha, duke  krijuar edhe kodikun mjekësor të familjes.  Veprimtaria bamirëse e filantropike në Labovë vazhdoi me labovitët e mërguar jashtë truallit amëtar, në veçanti pasanikut labovit Vangjel Zhapa. Ai ishte nga fisi Meksi, Zhapa dhe e jëma e tij ishte Sotira Petro Meksi, kushërira e parë e shqipëruesit  Vangjel Meksi,  Në botë numërohen mbi 500 familje Meksi, që kishin  bërë bamirësi jo vetëm në fshatin e tyre, në krahina e qytetin e  Gjirokastrës, por dhe në  Shqipëri, Ballkan dhe Europë. Me pasurinë e madhe që Vangjel Zhapa vuri në fermën e ti, në Broshtien të Rumanisë, bëri bamirësitë më të mëdha.

Historiani i njohur grek Prof. Georgi Dalianitis, ish Drejtor i Qendrës së Studimeve Olimpike në Athinë, u shpreh në Labovë të Zhapës më 15 prill 2006, se “Kam 47 vjet që studioj Vangjel Zhapën dhe them me plot gojën, që ai i përket jo vetëm Shqipërisë dhe Labovës që e lindi, por edhe Ballkanit, Europës e do të thoshja edhe botës, sepse gjejmë edhe në Rusi, Kinë, Brezil, Angli bamirësi të këtij njeriu të madh. Mezi pres të vizitoj Labovën!”, botuar në botuar në gazetën “Odria” të muajit qershor 2006, Nr.38, faqe 2,

Në shtëpinë e tij tre katëshe, në Athinë, Prof. Dolianitis që në vitin 1960,  ka krijuar bibliotekën “Georgi Dolianitis - shtëpia e Olimpikëve”, duke treguar rrugën e Rilindjes së Olimpizmit Botëror nga Vangjel Zhapa, në vitin 1859. Ai mbetet organizatori i ekspozita- ve “Olimpia Zhapa”, e para  e inaguruar në shtator 2005, dhe e dyta e pasuruar dhe e  inagurua në vitin 2009. Një kopje të saj e presim të vijë në Shqipëri dhe për të parën herë do ta organizojmë në Tiranë, dhe më pas do të qëndrojë në shekollën e Labovës së Zhapës, të ngritur prej Vangjel Zhapës në vitin 1860.  Në Labovë të Zhapës, Vangje kontribuoi për ngritjen e Gjimanzit “Zhapa” në vitin 1860, ku mësohej edhe gjuha shqipe, ndërtoi kishën e Papandisë, krojet, rrugët, siguroi shumë bursa, shpërndante ndihma familjare, ndaj dhe bashkëfshatarët e quajtën fshatin e tyre Labova e Zhapës, emër i vënë së gjalli të  bamirësit, i hequr me pa të drejtë në vitet 1970. Me shembullin e tij ai tërhoqi dhe shumë labovitë të tjerë që bamirësuan në fshatin dhe krahinën e tyre. Këta ishin: Llukan Koçi, Vangjel Kondili, Theodhor Dhimitër Meksi, Janaq Meksi. Këtë traditë  labovitët e rrëziotë  e vazhdojnë dhe në shekullin e XX -  XXI. Me modesti sponsorizojnë labovitët Andrea Jorgo Dilo, Jani Orest Ciko, Prof. Dr. Foto Toti, Artan Rako Xhori, Sofokli Papajani, tërbuqoti  Niko Zherdi, lekëljotët  Lefter Bezha- ni,  Luan Lekli, Lluk Llukani dhe të tjerë.  Labova, fshati malor 850 metra i lartë nga niveli i detit, me 70 shtëpi (sot 25 shtëpi), nxjerrë 40 mjekë popullorë, 13 mirëbërës e filantropë! Mirëbërësit labovitë do të vazhdojnë të ndih- mojnë me mençuri, që pasurinë e tyre ta vendosin në themelet e kulturës, të arsimit, të trashëgimisë historike, të çështjeve sociale të Labovës dhe Rrëzës.

b.xh.
Komento