Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me studentët ekskelentë që kanë zgjedhur mësuesinë, të cilët nuk do të paguajnë tarifë studimi, por do të marrin bursë 1000 USD në vit.
Por gjatë takimit është regjistruar një incident, pasi dy studente pjesë e grupit që janë kundër reformës në arsim janë futur në ambientet ku po zhvillohej takimi duke e kundërsht
Në transmetimin LIVE u dëgjuan ulërimat në sallë, Rama ndërpreu fjalën, ndërsa u shkëput sinjali nga ERTV, ashtu sikur ndodh në Kuvend kur ka debate dhe sherre.
Por pas disa sekondash sinjali u rikthye dhe kryeministri e ka kaluar situatën me një batutë. “Okej...Me siguri ngelëse, por nuk ka rëndësi, janë shfaqje të kudondodhura në botën e internetit”.
Ndërkohë që Report Tv ka siguruar pamjet e momentit kur ndodhi incidenti dhe ndërhyrjen e trupërojave të kryeministrit duke nxjerrë jashtë sallës dy vajzat.
Ket ja ka msu Zhelefina
PërgjigjuSituata normale, mire do te ishte qe te merrej vesh cfare kontestonte vajza. A ka profil facebooku, ka emer?
Përgjigjuturp turp e vetem turp per ata qe qeshin. po te ishte rama le ti kundershtonte me argumenta e pastaj truprojat e tij kane shkelur ligjin sepse meshkujt nuk duhet te prektin e aq me keq te terheqin femra ne ate menyre
Përgjigju