POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Inspektimi i bizneseve, Rama: Ulja 3-fish e taksave lufton informalitetin, rritet punësimi

Kryeministri Edi Rama vijoi edhe ditën e stome inspektimet në disa biznese në Tiranë dhe në Kamëz,  të cilat përfitojnë  nga ulja trefish e taksës. Ai u shpreh se nuk do t’iu duhet më të paguajnë njerëz për të pasur bilance të dyfishta siç ka ndodhur më parë. Për Ramën këto ndryshime do të sjellin  dhe rritje të fuqisë punëtore.

Kryeministri Rama  gjithashtu theksoi se është koha, që edhe punonjësit e këtyre ndërmarrjeve të përfitojnë rritje pagash pas masave të ndërmarra. Nga 1 Janari i këtij viti ka hyrë në fuqi paketa e re fiskale. Bizneset që kanë xhiro vjetore nga 8 në 14 milionë lekë të reja, do të përfitojnë ulje të taksës së tatim fitimit, nga 15% në vetëm 5%. 

d.ba.
Komento

Komente

  • Popull: 13/01/2019 13:16

    Dhe prap fasoneria do i paguaj si skllevër punëtorët 250 mijë lekë në muaj, dhe asnjë siguracion të paguar. Mjerë njerëzit e shkretë në atë vënd.

    Përgjigju