Intervistoi Fredi Alizotin, Florenc Hoxha tre orë te Krimet e Rënda, kyç gojën para gazetarëve (FOTO)

TIRANE - Ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha, u mor në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, lidhur me çështjen "Babalja". Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën të ditur se ish-polici i PD, është përgjigjur para prokurorëve për videon që i ka regjistruar kunatit të "Babales", video e cila u transmetua nga deputeti i PD, Ervin Salianji javën e kaluar. Florenc Hoxha ka dëshmuar në Prokurori për rreth tre orë. Ai u paraqit para Prokurorisë në orën 09:30 dhe doli prej aty në 12:20. 

Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Florenc Hoxha nuk ka pranuar të flasë për gazetarët. 

Alizoti shfaqet me një tjetër dëshmi, teksa thotë se i është bërë presion dhe i janë ofruar para për pohuar se audiopërgjimi i Albert Veliut ku pretendohet se është regjistruar Agron Xhafaj, është i rremë. Fredi Alizoti thotë se është marrë me makinë nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe ky i fundit i ka kërkuar që të deklarojë përpara prokurorisë se audiopërgjimi është i fabrikuar dhe se ka qenë ai i cili ka imituar zërin e Agron Xhafajt. Alizoti akuzon edhe numrin dy të PS, Taulant Balla, se i ka ofruar para kundrejt dëshmisë së rremë. 

1539762927_lenchoxha1.jpg

Florenc Hoxha sot te Prokuroria e Krimeve të Rënda

Një ditë më parë në Prokurori dëshmoi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili u shpreh se nuk e njeh Fredi Alizotin.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 17/10/2018 16:08

    Gisht premi shqupit legen burr.Koken do hash dhe ti pis.

    Përgjigju
  • TANI: 17/10/2018 14:26

    KETI MONSTRES TJA SHKERDHEJN ROBET SE NJERIME TE POSHTER SKA KY SKA LEN GJE PA BER NE BURG SHKERDHATEN

    Përgjigju
  • Populli: 17/10/2018 10:45

    Fashist I betuare I partise fashiste pd-mbetje qenesh!

    Përgjigju
  • Populli: 17/10/2018 10:27

    Monstrat vetem te shpifin e te sajojne,kenaqen me fatkeqsine e tjetrit,ky Florenci nje idiot per badigard eshte tamam ky debil.

    Përgjigju
    • Debili: 17/10/2018 12:27

      FLORENC HOXHA ORDINER MASHTRUES GJOBVËNËS...KY ESHTË REZULTATI I TIJ ...KRIMINEL I LINDUR

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë