Investimet ne Elbasan, Balla: Brenda vitit do rikonstruktohen të gjitha rrugët dytësore të qytetit

Investimet ne Elbasan, Balla: Brenda vitit do rikonstruktohen të gjitha rrugët dytësore të qytetit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini në inspektimin e punimeve në rrugët e Elbasanit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini dhe deputetët Kushi e Kamani, inspektuan përfundimin e punimeve në rrugën që lidh lagjet “ Vullnetari” dhe “ Haxhias”,  në qytetin e Elbasanit.

Sipas Ballës, rikonstruksioni i kësaj rruge ka qenë një kërkesë  e vazhdueshme nga qytetarët, pasi rruga ekzistuese ishte tejet e amortizuar. Në fjalën e tij gjatë inspektimit, Balla i premtoi qytetarëve se brenda vitit të gjitha rrugë dytësore të qytetit të Elbasanit do të rikonstrukturohen totalisht.

Tashmë kemi përfunduar me qendrën e Elbasanit dhe po shtrihemi në çdo cep. Dua t’u them qytetarëve se brenda këtij viti, pothuajse të gjitha rrugë dytësore të qytetit do jenë në këtë standard. Shqipëria Që duam, Elbasani që duam janë pikërisht ky standard që shihni në këtë rrugë që lidh lagjen  “Vullnetari” dhe lagjen “Haxhias.

Taulant balla

Rruga e re është ndërtuar  sipas të gjitha standardeve duke përfshirë KUZ- KUB, ndriçim dhe gjelbërim. Po ashtu qendrat e Njësive Administrative brenda këtij  viti kalendarik do t’i nënshtrohen rikonstruksionit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elbasani: 24/04/2018 01:50

    Heu po ku ishte deri dje ky ?!!! Apo Kryetari apo ishin me gjume ?!! Ky çorapekuqi do bej Shqiperine eh po e ben ky e ben po jepini dhe nje mandat tjeter... ah mjere

    Përgjigju
  • Sinani: 24/04/2018 01:19

    Isejdini I korruptuari me BALLEN feministin

    Përgjigju
    • maloku: 24/04/2018 14:44

      Me bete vertet per te qeshur me keto qe lexova,bete nje rruge,po perse valle vetem ate rruge apo se ne ate rruge kalojne autobuzat e KRIVES shkoni 50 metra me larte she shikoni se cmjerim eshte,kan humbur rruget fare,nuk eshte ven dore qe ne vitin 1978,prandaj mos na shisni perralla o HAJDUTE.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm