Ish-sulmuesi Solskjaer, trajner i Manchester United deri në fund të sezonit

Ish-sulmuesi Solskjaer, trajner i Manchester United deri në fund të sezonit

Trajneri i ri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer

Ole Gunnar Solskjaer është trajneri i ri i Manchester United. Ish-futbollisti legjendar i “Djajve të kuq” do të drejtojë United deri në fund të këtij sezoni duke zëvendësuar Jose Mourinho, të shkarkuar gjatë ditës së djeshme. Për drejtuesit e Manchester United Solskjaer do të bashkojë lojtarët dhe tifozët. 

45-vjeçari ka drejtuar Molde në kampionatin norvegjez dhe do të rikthehet sërish në fund të sezonit kur të mbarojë misionin e tij tek United. Ole Gunnar Solskjaer ka shënuar 126 gola në 366 ndeshje me Manchesterin në 11 sezone që ka luajtur në “Old TRaford”.

“Manchester United është në zemrën time dhe jam shumë i lumtur që do të rikthehem në këtë rol të ri. Jam duke parë përpara që të punoj me këtë skuadër të talentuar me stafin dhe me këdo në klub” ka deklaruar Solskjaer.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Revista kaliforniane: Zbuloni Rivierën Shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz

Revista kaliforniane: Zbuloni Rivierën Shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz