Premier League në Angli zhvillon këtë të shtunë tetë nga ndeshjet e javës së 30-të. Duke nisur nga 13:30 në fushën e "St. James Park" vendasit e Newcastle ia dolën të fitonin 4-3 kundër West Ham. Armando Broja e ndoqi nga tribuna barazimin 3-3 që Fulham siguroi në udhëtim ndaj Sheffield United. Sulmuesi i Kombëtares për të dytën ndeshje radhazi nuk u preferua as në stol, teksa rivali i tij për sulmin në ekip, Muniz shënoi një nga golat. Man. United barazoi 1-1 në udhëtim me Brentofrd.
Chelsea dhe Burnley barazuan 2-2. Golat për Blutë u shënuan nga Palmer (44' (penallti) dhe 78'), ndërsa Cullen dhe O'Shea barazuan për miqtë. Portieri i Kosovës, Aro Muric e nisi ndeshjen titullar për Burnley dhe bëri 11 pritje, duke zhvilluar mbase ndeshjen më të mirë në karrierë, për barazimin e të tijve kundër një rivali si Chelsea. Tri pikë për Tottenham me përmbysje. Golat e Kabore (autogol) dhe Mung Son për Spurs zhvlerësuan atë të Chong te Luton që u shënua pas vetëm tre minutave.
Në "St. James Park (shqip: Shën Jakovi)", Newcastle fitoi 4-3 kundër West Ham. Ndeshja e javës së 30-të ishte spektakolare, me përmbysje dhe ripërmbysje. Isak kaloi në epërsi vendasit pas vetëm gjashtë minutash, teksa miqtë përmbysën brenda pjesë së parë me Antonio dhe Kudus. West Ham shënoi edhe golin e tretë me Bowen në minutën e 48-të, para se Newcastle të "shpërthente". Isak me penallti (77') dhe dy herë Barnes (83', 90') përmbysën ndeshjen 4-3 për vendasit e Edie Howe.
Premier League, java 30-të:
13:30 Newcastle 4-3 West Ham
16:00
Bournemouth 2-1 Everton
Chelsea 2-2 Burnley
Nottingham 1-1 Crystal Palace
Sheffield 3-3 Fulham
Tottenham 2-1 Luton
18:30 Aston Villa 2-0 Wolves
21:00 Brentford 1-1 Manchester United
Renditja: