Premier League e futbollit në Angli luan javën e 28-të. Kjo e shtunë filloi në "Old Trafford", me Man. United që mposhti 2-0 Evertonin. Armando Broja luajti vetëm dhjetë minutat e fundit në humbjen që Fulham pësoi 2-1 në udhëtim nga Wolves, me sulmuesin e Kombëtares që asistoi në fund. Sukses edhe për Arsenalin që merr kreun momentalisht, teksa Liverpool dhe City kanë një ndeshje më pak.
Manchester United iu fal pjesës së parë dhe mundi 2-0 Evertonin në "Teatrin e Ëndrrave". Bruno Fernandes në minutën e 12-të (penallti) dhe Rashford në të 36 minutë shënuan për "Djajtë". Edhe Arsenal vijon t'i bëjë presion kreut, me "Topçinjtë" që iu falën fundit të lojës për tri pikët pas fitores 2-1 me Brentford. Declan Rice hapi sfidën, para se Uissa të barazonte. Duhej Havertz në minutën e 86-të për golin e fitores së Arsenal. Momentalisht djemtë e Artetas janë në krye.
Në "Molinux" Wolves fitoi 2-1 me Fulham. Për miqtë Armando Broja luajti vetëm dhjetë minuta në fund duke asistuar për Iwobin në të 90+9', duke mos u preferuar as në këtë duel si titullar nga Marco Silva. Sulmuesi i Kombëtares po humbet pozita në hierarkinë e klubit, teksa kaloi në janar si i huazuar nga Chelsea për më shumë minuta. Me shumë pak minuta në dispozicion, Broja u tregua deçiziv me asistin e tij duke i çuar "sms" trajnerit Silva.
Në ndeshjet e tjera, Bournemouth barazoi 2-2 me Sheffied United, teka pikët i ndanë edhe Palace me Luton pas barazimit 1-1.
Premier League, raundi 28-të:
E shtunë, 9 mars 2024
13:30 Man. United 2-0 Everton
16:00 Bournemouth 2-2 Sheffield United
16:00 Crystal Palace 1-0 Luton
16:00 Wolves 2-1 Fulham
18:30 Arsenal 2-1 Brentford
Renditja:
Wolves mposhtën 2-1 Fulhamin në Premier League. Për miqtë trajneri Marcos Silva la në stol Armando Brojën, duke i besuar vetëm dhjetë minutat e fundit. Sulmuesi i Kombëtares u tregua deçiziv në golin e vetëm për të tijtë, duke asistuar për Iwobin në të 90+9 minutë.