Itali/ Meta takon homologun Mattarella: Faleminderit për mikpritjen që i keni dhënë ndër shekuj Shqipërisë

ITALI- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vijuar me takimet në Itali. Së bashku me homologun e tij italian, Sergio Mattarella, Meta ka vizituar komunitetin e shqiptarëve në Kalabri.

Në fjalën e tij, gjatë takimit, presidenti Meta vlerësoi kontributin e arbëreshëve sa i përket ruajtjes së traditave dhe zakoneve, edhe pse një vend të huaj.

Edhe pse larg mëmëdheut të tyre, komuniteti arbëresh ruan me fanatizëm gjuhën, zakonet dhe veshjet. Ata u pagëzuan nga Garibaldi si luanët e betejave, ndërsa poetët arbëresh edhe Garibaldin e quanin Skënderbe. Patriotët kanë dhënë një kontribut të paçmuar për kombin dhe përjetësimin e figurës së Gjergj Kastriotit. Arbëreshët e morën në zemër figurën e tij dhe e rikthyen gjatë periudhës së Rinlindjes Shqiptare.

Ilir Meta, president 

Një falenderim Italisë për mikpritjen për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave të tyre. Shembja e diktatutës shënoi një tjetër eksod. Shteti dhe populli italian hapi sërish dyert si 5 shekuj më parë. Italia ka qënë pranë nesh në të gjitha momentet kyçe të vendit tonë, është partner strategjik i Shqipërisë. Por dhe ne nuk e fshehim kënaqësinë 25 mijë qytetarë italinë që kanë zgjedhur të punojnë, studiojnë dhe jetojnë në Shqipëri.

Ilir Meta, president 

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe homologu italian Mattarella

vijon...

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë