Është dhënë në Stokholm të Suedisë çmimi Nobel 2018 për Mjekësinë. Çmimi është marrë nga dy mjekë, një amerikan dhe një japonez, të cilët kanë fituar çmimin Nobel për kurimin e kancerit.
Amerikani James P Allison dhe japonezi Tasuku Honjo, dy imunologjistë, kanë zbuluar një terapi për forcimin e imunitetit gjatë kurimit të kancerit.
Në Stokholm ka nisur që prej orës 11:30 dhënia e çmimeve Nobel. Këtë vit, këto çmime do të jepen pa çmimin për Letërsinë. Çmimi Nobel për Letërsinë u anulua pas skandalit seksual.
Akademia e argumentoi shtyrjen e ceremonisë me mungesën e besimit të publikut, pas skandalit seksual që përfshiu trupën prestigjioze dhe që ka çuar në largimin e 18 anëtarëve nga bordi i institucionit.
Dy mjekët që kanë fituar cmimin Nobel në Mjekësi për vitin 2018
Komente


Si ka mundesi se pas kancerit te politikes kjo sjell vdekjet me te pa prituna dhe me te dhimshe as nje shqiptari si intereson edhe nji koment 3 rreshtash per kta dy engjuj njerzimi??????
Përgjigju