Jetojnë në terr sepse s'mund të paguajnë dritat, çifti i të moshuarve nga Cerriku apelojnë për ndihmë

Këto janë lotët e një burri në moshën 66-vjeç i cili qan me dënesë, pasi i frikësohet rikthimit në burg. Xhevit Qafa thotë se është mbifaturuar nga OSHEE, ndaj borxhi që i detyrohet është i madh dhe ai nuk mund ta shlyej dot. 

Burrë e grua të sëmurë, jetojnë në një ndërtesë, ku ashtu siç duket nga pamjet varfëria është ulur këmbëkryq. Xhaviti thotë se ka bërë burg pasi ka rilidhur energjinë elektrike sa për të parë, ndërsa cështja në ngarkim të tij ende nuk është mbyllur. I moshuari i cili është banor i fshatit Qyrkan në Cërrik është i pashpresë , pasi i druhet burgimit në moshën e pleqërisë.                                           

Ai i lutet shtetit që të mos e dënojnë për një dritë, për të cilën banesa e tij e zymtë ka aq shumë nevojë.

I thashë që unë jam në pikë të hallit. Nuk kam çfarë të bëj më. Kam vënë dritë sa për të ngrënë bukë. 

Xhevit Qafa, denoncues

Edhe bashkëshortja kërkon ndihmë. Ajo ka një lutje nëse do ti rimarrin sërish burrin të mos kursejnë as atë vetë, pasi e vetme nuk mund të jetojë dot.

Unë frikë kam se ma marrin burrin. Të më marrin edhe mua, të rrimë më mirë atje.

Pranvera Qafa, bashkëshortja

Edhe fqinji i çiftit Qafa apelon se për raste në nevojë shteti shqiptar duhet të aplikojë politika të tjera jo agresive.

Çfarë drite ka ky? Këtë vetëm rreze mund ta quash.

Nuri Xibraku, fqinji

Çifti Qafa në Cërrik

Çifti Qafa jetojnë të vetëm në këtë banesë të vjetër vetëm me 70 mijë lekë të vjetra pension. Ata nuk njohin ndihmën e askujt. Nuk kanë djem, por vetëm tre vajza, të cilat edhe pse kanë krijuar familjet e tyre nuk kanë mundësi ekonomike ti ndihmojnë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 07/10/2018 14:29

    O edi rama lidhu na nje aistenc se gjyna more t paguaj drita e t han buk se spo kerkojn lek t ven n disko..zoti kryeminister bej dicka per popullin tent

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Sarandë, 2 vite burg biznesmenit Pando Papuçi I Konfiskohet pallati 7 katësh në ndërtim e sipër! Ishte pa leje

Sarandë, 2 vite burg biznesmenit Pando Papuçi I Konfiskohet pallati 7 katësh në ndërtim e sipër! Ishte pa leje