Kadri Veseli shpall kandidaturën për kryeministër: Unë e di çfarë duhet për të transformuar Kosovën

Kadri Veseli shpall kandidaturën për kryeministër: Unë e di çfarë duhet për të transformuar Kosovën

Kadri Veseli

Kryetari i parlamentit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës ka shpallur kandidaturën për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme. Veseli fillimisht është shprehur se Partia Demokratike e Kosovës e vendos se kush do të jetë kandidat dhe se synimi i tij është të fitoj brenda partisë që të vazhdoj të jetë kryetar.

“Partia Demokratike e Kosovës vendos, njëherë duhet të fitoj të jem kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Ndihem i privilegjuar që jam kryetar i kësaj partie dhe synoj të jem kryetar i PDK-së, ndoshta është hera e parë që po e bëj publike dhe natyrshëm unë pretendoj të dal para qytetarëve të mi me ofertën ‘muj, di, du me e ndërru këtë vend’, për hir të interesit të qytetarëve, pra kjo nënkupton që synoj kryeministrin”, tha Veseli.

Ai gjithashtu është shprehur se e di saktësisht se çfarë duhet të bëhet që të ndryshohet dhe të transformohet Kosova dhe të drejtohet atje ku të gjithë qytetarët duan. “Mua më ngushton kur thua a don veç karrigë, unë jam aty ku është interesi i vendit,  por besoj me këto sfidat të cilat po i zhvillojmë ta çojmë deri në fund këtë mandat, e natyrshëm jo se mendoj, por mendoj fuqishëm që mund të bëjë shumë mirë për çdo qytetar të RKS, e di saktësisht çfarë duhet të bëj ta transformoj këtë vend, cili është vizioni me e transformuar me e modernizuar këtë vend, me e çuar atje ku e dojnë qytetarët tonë”, tha Veseli/ Lajmi.net

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbër: 03/01/2019 01:34

    Jo, jo kadrushi ka shpallur një "luftë" të mbrendshme kundër Ramushit (që nuk pranon të coptojë Kosovën) për ta marr pushtetin për të t'i ndihmua thaqit që ta japë veriun e Kosovës nën serbosllavi! Kjo është një lëvizje tradhtie dhe antikombëtare e kadrushit dhe thaqit...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Kremlini: Nuk kërcënojmë Europën, por duhet të biem dakord se si do të jetojmë

Kremlini: Nuk kërcënojmë Europën, por duhet të biem dakord se si do të jetojmë