POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Kanye West, president i ardhshëm i Amerikës? Reperi bën paralajmërimin e fortë

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe reperi Kanye West

Kanye West është një nga reperët më të njohur ndërkombëtar. Së bashku me gruan e tij Kim KardasHian dyshja përfliten shpesh herë në lidhje me jetën e tyre private.

Mirëpo orët e fundit West po flitet për diçka tjetër. Reperi ka deklauar vitin në cilin do të futet zyrtarisht në garën presidenciale. “2024,”- shkruan Kanye në Twitter. Edhe miku i tij, John Legend, na paralajmëroi më herët se reperi bëhet shumë serioz kur bëhet fjalë për kandidaturën e tij si president.

“E ka thënë me mijëra herë. Mendoj se e ka seriozisht. Nuk më ka thënë asnjëherë se në cilën parti. Mendoj se do të dalë kandidat i pavarur,”- tregoi Legend.

Nëse ju kujtohet në vitin 2015 në MTV reperi deklaroi se do të hidhte kandidaturën si president i SHBA-së dhe të gjithë qeshën. Imagjinojeni pak, Kim Kardashain një zonjë e parë!

Kim Kardashian dhe partneri i saj Kanye West

fl.mi.
Komento