Kapen dy kokat e grupit Keçi, të fortët e Shijakut fshiheshin në banesa të mbrojtura

Kapen dy kokat e grupit Keçi, të fortët e Shijakut fshiheshin në banesa të mbrojtura

Foto ilustruese

Policia ka arrestuar dy shtetas shqiptarë që ishin shpallur në kërkim prej vitesh nga drejtësia italiane dhe ndaj të cilëve kishte urdhër-arresti për krijim grupi të strukturuar kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Operacioni i kryer në Shqipëri, u mbyll në Itali pas një hetimi të koordinuara nga Prokuroria e Triestes, në bashkëpunim me Antidrogën, zyrën ndërlidhëse të policisë shqiptare në Bari dhe shërbimit të bashkëpunimit ndërkombëtar të policisë.

Dy shtetasit shqiptarë, Astrit Keçi dhe Shkëlqim Sufja, u zunë në befasi në banesa të mbrojtura, që i përdornin për të fshehur praninë e tyre në Shqipëri.

Sky News raporton se në vitin 2006 ata ishin kthyer në Shqipëri për t’iu shmangur kapjes pas një sër hetimesh të kryera më 1998 dhe në 2006 si dhe ndaj masave të nxjerra ndaj tyre nga autoritetet gjyqësore në Milano dhe Rimini.

Nga hetimet del se që të dy ishin figura kyçe të të ashtuquajturit “grupi Keçi”, që vepron në Shijak.

Grupi Keçi konsiderohet si një prej organizatave kryesore të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Dy personat mësohet se vazhdonin të garantonin efikasitetin e grupit duke promovuar dhe organizuar në profilin operativ dhe logjistik, trafikun e sasive të mëdha të heroinës dhe kokainës. Droga, me prejardhje nga Ballkani, është dërguar në shtete të ndryshme evropiane përmes Italisë, ku përdoreshin kanalet e rajonit Friuli Venezia Giulia.

Gjykata e Durrësit vendos për ekstradimin

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot pranimin e kërkesës së prokurorisë, për miratimin e arrestimit të përkohshëm, ndaj shtetasit Astrit Keçi, për qëllim ekstradimi për shkak të dënimit të dhënë në ngarkim të tij me vendimin penal të Gjykatës së Apelit Milano me të cilin është dënuar me 30 vjet burg për kryerjen e veprës penale "Organizatë Kriminale me qëllim Trafikimi i lëndëve narkotikëve".

Pasi u njoh me akuzën trupi gjykues në një seancë të zhvilluar me dyer të mbyllura caktoi masën arrest me burg me qëllim ekstradimi.

Astrit Keçi u arrestua nga policia tre ditë me parë për llogari të shtetit italian pasi ishte i shpallur në kerkim nderkombëtar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’