Karrigia bosh, detaji i trishtë në dasmën e Princit Harry/FOTO

Karrigia bosh, detaji i trishtë në dasmën e Princit Harry/FOTO

Karrigia bosh në cermoninë e dasmës së Meghan dhe Harry

Në dasmën mbretërore britanike të 19 majit, Princi Harry dhe Meghan Markle ishin kujdesur që të mos mungonin detajet e shumta në nder të Priceshës Diana.

Që nga lulet e preferuara që përbënin buqetën që mbante nusja, e deri tek muzika e saj e preferuar që përloti të pranishmit.

Por ajo që ra më shumë në sy dhe që zuri vend gjerësisht në rrjetet sociale ishte një karrige bosh krah Princit William, që besohet se ishte një mënyrë për të respektuar nënën e tyre, e cila vdiq kur Princi Harry ishte vetëm 12 vjeç.


(Karrigia bosh në cermoninë e dasmës së Meghan dhe Harry)

Kështu, 21 vjet pas vdekjes së saj, të sapomartuarit Duka dhe Dukesha e Sussex u siguruan që Diana të ishte prezente në ditën e tyre më të lumtur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm