Kerry-Lavrov takohen në Londër
dy ditë nga referendumi në Krime

Kerry-Lavrov takohen në Londër<br />dy ditë nga referendumi në Krime
LONDER- Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry do të takohet në Londër me homologun e tij rus, Sergei Lavrov gjatë ditës së sotme. Në qendër të bisedimeve pritet të jetë referendumi në Krime dhe ndërhyrja ushtarake e Rusisë në gadishullin autonom.
 
Lavrov paralajmëroi se SHBA dhe BE janë gati të vendosin sanksione nëse Rusia do të aneksojë Krimenë. Ndërkohë gjatë ditës së enjte, ambasadori i Rusisë në Këshillin e Sigurisë të OKB-së, VItaly Churkin, në samitin mbi sigurinë e Ukrainës.
 
Kerry dhe Lavrov do të takohen në rezidencën e ambasadorit amerikan në Londër.
 
Gjatë ditës së enjte, Kerry ka folur dhe për situatën në Venezuelë duke thënë se qeveria e venezueliane duhet t’i japë fund fushatës së terrorit kundër popullit. Sipas autoriteteve vendase, 28 persona kanë humbur jetën që prej fillimit të protestave rreth 1 muaj më parë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm