Kirurgët e spitalit Nr.2 kërkesë
Berishës e Halimit: Mos na lëvizni

Kirurgët e spitalit Nr.2  kërkesë<br />Berishës e Halimit: Mos na lëvizni
TIRANE - Drejtuesit dhe mjekët e Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Digjestive i kanë dërguar një kërkesë Kryeministrit të vendit Sali Berisha dhe Ministrit të Shëndetësisë Halim Kosova, si dhe Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, Drejtorit të QSUT-së, Bordit të QSUT-së, Rektorit të Universiteti të Mjekësisë dhe Dekanit të Fakulteti të Mjekësisë.

Në këtë kërkesë ata kërkojnë pezullimin e urdhrit për zhvendosjen e këtij shërbimi në ambientet e ish-spitalit ushtarak. Kërkesë kjo që është e firmosur nga të gjithë mjekët e pavijonit të Kirurgjisë së Përgjithshme. Sipas një nisme që pritet të marrë Ministri i Shëndetësisë, Shërbimi i Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Shërbimi i Urologjisë do të zhvendosen nga ambientet e spitalit nr.2 Po sipas kësaj nisme Kirurgjia e Përgjithshme dhe Digjestive do të transferohen në ambientet e ish-spitalit ushtarak.

Ndërsa Shërbimi i Urologjisë do të transferohet pranë Shërbimit Onkologjik në QSUT. Kjo për shkak të kushteve të këqija në të cilën ndodhen këto dy shërbime. Nismë kjo që mjekëve dhe drejtuesve të këtyre shërbimeve ju është dukur e papërshtatshme, prandaj ata kanë bërë një kërkesë.

Në këtë kërkesë ata shkruajnë “Nisma që po përgatitet të ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë, për transferimin e këtyre shërbimeve pranë ish-spitalit Ushtarak është zgjidhja më e papërshtatshme dhe më pak profesionale, ndër mundësitë që shtrohen për zgjidhjen e problemeve të paraqitura.

Ajo afekton funksionimin e Q.S.U.T “Nënë Tereza” në përgjithësi dhe Shërbimet e Kirurgjisë të Përgjithshme Abdominale, të Urologjisë,Onkologjisë dhe Reanimacionit në veçanti” shkruhet në kërkesë. Ata parashtrojnë në këtë kërkesë edhe arsyet pse nuk duhet të ndodhë kjo zhvendosje.

Ndër arsyet që ata parashtrojnë janë: Kalimi i këtyre ambienteve para ish-ushtarakut, do të bënte që mos të kishte bashkëpunim midis pacientëve të shkojnë të referuar nga shërbimet e tjera të QSUT-së. Gjithashtu, konsultimi dhe zgjidhja e rasteve te ndërlikuar nga problemet kirurgjikale, në shërbimet e tjera të QSUT, do të këtë vështirësi serioze.

Dërgimi i kësaj kërkese pranë Kryeministrisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë e ka konfirmuar edhe Shefi i Shërbimit të Kirurgjisë së Përgjithshme Nikollaq Kaçani. Sipas tij kërkesa ka shkuar pranë Kryeministrit që në 16 prill “ Ne jemi në pritje të një përgjigje nga Kryeministri.

Kjo kërkesë është firmosur nga të gjithë mjekët e pavijonit” është shprehur Kaçani. Spitali nr.2 ku aktualisht ndodhen këto shërbime është në kushte jashtëzakonisht shumë të këqija. Ky spital është tentuar disa herë që të mbyllet edhe nga ministria e mëparshme, por kanë qenë mjekët ata që nuk kanë lejuar mbylljen e tij.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 19.04.2013

Redaksia Oline
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mutacione të virusit

Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mutacione të virusit