'Korrigjimi i kufijve'/ Pacolli: Thaçi s'ka asnjë plan të tillë, SHBA dhe BE nuk e përkrahin

'Korrigjimi i kufijve'/ Pacolli: Thaçi s'ka asnjë plan të tillë, SHBA dhe BE nuk e përkrahin

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli ka folur rreth idesë së presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufirit midis Kosovës dhe Serbisë. Ai thotë se nuk ka arritur ende për ta kuptuar mesazhin e këtij propozimi. 

Në një intervistë për emisionin ‘Debat’ në RTK Pacolli theksoi se këto ide janë retorikë politike. Uashingtoni dhe Brukseli sipas tij nuk e përkrahin një propozim të tillë.

Dialogu final nënvizoi Pacolli nënkupton njohje të ndërsjellë dhe anëtarësim të Kosovës në OKB dhe jo ndryshim kufijsh. “Unë punoj afër presidentit dhe mund t’ju garantoj se Presidenti nuk ka asnjë plan që në tavolinat e dialogut ta sjellë çështjen e ndryshimit të kufirit të Kosovës”, tha ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)